29 Qershori është dita e 181-të e vitit, deri në fund të tij janë edhe 185 ditë.
Ngjarje
1444 – Beteja e Torviollit – Skënderbeu mposht një forcë osmane në fushën e Torviollit – e njohur edhe si Beteja e Dibrës së Poshtme. Pak muaj më parë (mars), Gjergj Kastrioti-Skënderbeu kishte formuar Besë-Lidhjen e Lezhës, konfederatë princash arbnorë në luftë kundër Perandorisë Osmane. Sulltan Murati II e kuptoi rrezikun e këtij bashkimi, dhe menjëherë dërgoi një forcë prej 25-mijë trupash me në krye një nga komandantët e tij më me përvojë, Ali Pashën e Shkupit. Skënderbeu e kishte parashikuar taktikën osmane (ai kishte qenë gjeneral i Sulltanit); me 15,000 ushtarë u nis dhe i doli përpara ushtrisë së Ali Pashës. Ata u takuan në fushën e Torviollit, ku ngritën fushimet përballë njëri-tjetrit. Një ditë më pas, më 29 qershor, herët në mëngjes, Ali pasha doli nga kampi dhe pa se Skënderbeu i kishte pozicionuar forcat në fund të një kodre. Me besim për një fitore të shpejtë, ai sulmoi me gjithë sa kishte; Skënderbeu e priste një manovër të tillë, prandaj një pjesë të trupave e kishte fshehur në pyjet prapa krahëve të ushtrisë osmane; kur osmanët vërshuan, Skënderbeu dha sinjalin, dhe sulmi ishte i befasishëm; rezultati ishte shkatërrues; 22 mijë ushtarë osmanë u vranë, pashai me-zi shpëtoi; në radhët e shqiptarëve pati relativisht shumë pak të vrarë, vetëm disa qindra. Fitorja forcoi besimin e bashkimit shqiptar; ngriti moralin e mbarë Evropës; miti i pathyeshmërisë osmane u thye; ishte fitorja më e madhe e të krishterëve ndaj Perandorisë Osmane në atë kohë; por shënoi edhe fillimin e 25 vjet luftrash të pandërprera të Gjergj Katsriotit.
1776 – Atë Francisko Palou themelon Misionit të Shën Françeskut të Asisit në atë që është tani San Francisko, Kaliforni. Francisko Palou, spanjoll, luajti rol në krijimin e disa misioneve kryesore në Kaliforni dhe Meksikë. Ai shkroi edhe një histori të misioneve françeskane në Kaliforni (1767-1784), në katër vëllime.
1786 – Skocezi Alexander Macdonell dhe mbi 500 malësorë katolikë lënë Skocinë dhe vendosen në Ontario, Kanada.
1850 – Patriarkana Ekumenike e Konstandinopojës njeh zyrtarisht Autoqefalinë e Kishës ortodokse të Greqisë.
1874 – Greqi; Politikani Charilaos Trikoupis publikon një manifest me titull “Kush duhet fajësuar?”, ku parashtron ankesat kundër mbretit George. Artikulli e çoi për pak kohë në burg, por gjithashtu rriti shumë popullaritetin e tij; Trikupi u zgjodh kryeministri i Greqisë vitin e ardhshëm. Ai kishte lindur më 1832 në Nauplion, vendbanim arvanitas, me lidhje familjare në Missolonghi. Trikupi njihet gjithashtu për themelimin e Organizata Revolucionare e të Maqedonisë së Brendshme (IMRO) dhe përgatiti kryengritjen maqedonase kundër osmanëve. Qëllimet e tij mbi Maqeoninë, Trikupi i bëri të qarta në vitin 1886 në Parlamentin grek; “… Pa Maqedoninë, Greqia kurrë nuk do të quhet e plotë”. Ai gjithashtu parashtroi se çfarë kishte në mendje shteti grek për Maqedoninë dhe banorët e saj; “Kur të vijë Lufta e Madhe, Maqedonia do të bëhet ose greke ose bullgare, kjo varet se kush do të fitojë. Nëse fiton Bullgaria, ajo do ta bëjë Maqedoninë vetëm sllave. Nëse e merr Greqia, ajo do ta bëjë të gjithë greke”.
1888 – Londër, Angli; George Edward Gouraud regjistron kompozimin “Izraelitët në Egjipt” të Hendelit në gramafon, që mendohet të jetë regjistrimi më i vjetër i njohur muzikor. Gouraud ishte amerikan, i dekoruar nga Kongresi për heroizëm gjatë Luftës Civile. Në vitin 1873, ai u zhvendos me familjen në Londër për të vepruar si agjent tregëtar i shpikësit Thomas Edison në Evropë.
1889 – Hyde Park dhe disa fshatra të tjera në Illinois votojnë për t’u bashkuar me Çikagon, duke formuar qytetin më të madh në Shtetet e Bashkuara dhe të dytin me popullsi më të madhe pas Nju Jorkut. Sipas të dhënave të regjistrimit të popullsisë në vitin 1890, Çikago kishte rreth 1 milionë e 100 mijë banorë, ndërsa Nju Jorku 1 milionë e 500 mijë.
1892 – Vdiq në Liban Vaso Pasha. Lindi me 30 qershor 1825 në Shkodër.
1895 – Doukhoborsët djegin armët e tyre si protestë kundër rekrutimit në ushtri nga qeveria cariste ruse. Doukhoborët e quanin veten “Njerëzit e Perëndisë”. Si pacifistë, ata ishin kundër luftrave dhe insitucioneve ushtarake. Për këto arsye, Doukhoborët u përndoqën ashpër në perandorinë ruse, si nga shteti edhe nga kisha. Sot rreth 40 mijë trashëgimtarë të tyre jetojnë në Kanada, dhe rreth 5 mijë në SHBA përgjatë kufirit verior me Kanadanë. Doukhoborët janë quajtur shpesh të krishterë anarkistë, ose radikalë; ata besojnë në mirësinë e njeriut dhe kundërshtojnë idenë e mëkatit origjinal. Filozofia e tyre fetare bazohet në 10 urdhëresat, përfshi “Duaje Perëndinë me gjithë zemrën, mendjen dhe shpirtin tënd” dhe “Duaje të afërmin si veten tënde.” Doukhoborët kanë disa parulla të rëndësishme. Një nga më të popullarizuarat është; “Jetë të mundimshme dhe paqësore”
1914 – Jina Guseva tenton të vrasë Grigori Rasputinin në shtëpinë e tij në Siberi. Rasoputin ishte këshilltar shpirtëror i familjes cariste Romanov. Thuhet se Guseva e qëlloi atë me thikë në bark dhe e bindur se e vrau vrapoi duke bërtitur “Vrava antikrishtin!” Rasputin iu nënshtrua një operacioni intensiv dhe u shërua; ai u vra më vonë më 30 dhjetor 1916 nga një grup fisnikësh rusë të cilët besonin se ndikimi i tij mbi careshën përbënte kërcënim për perandorinë.
1960 – Korporata britanike e emetimit, e njohur si BBC, lansoi projektin e saj për televizionin e ri. Qendra Televizive do të ishte një “Hollywood” i vogël britanik krahasuar me atë amerikan.
1970 – SHBA-ja i jep fund ofensivës së madhe ushtarake në Kamboxhia.
1974 – Isabel Peron bën betimin si Presidente e parë femër e Argjentinës. Burri i saj, presidenti Juan Peron, ia kishte kaluar asaj përgjegjësinë e kësaj detyre për shkak të shëndetit të dobët- ai vdiq dy ditë më vonë.
1974 – Balerini sovjetik Mikhail Baryshnikov kërkon strehim politik në Kanada, ndërsa ndodhej në turne me Baletin Kirov. Lindur në Letoni më 1948, Baryshnikov ishte balerin me përvojë dhe i respektuar në Bashkimin Sovjetik gjatë viteve 1960, por ai shihte pak të ardhme në vendin e tij përsa i përket lirisë artistike. Në Amerikë, ai iu përkushtua tërësisht baletit, dhe botës së artit, përfshi kinematografi. Baryshnikov punoi me Teatrin amerikan të Baletit deri në vitin 1978 përpara se të bëhej drejtor artistik i kësaj trupe në vitet 1980.
1995 – Kompleksi tregtar Sampoong në Seocho-gu, Seul, Koreja e Jugut, shembet duke vrarë 501 vetë dhe plagosur 937 të tjerë.
1995 – Anija amerikane Atlantis u ankorua në stacionin rus Mir, duke formuar satelitin më të madh artificial në orbitën e Tokës.
2001 – Qeveria britanike njoftoi se një memorial kushtuar princeshës së Wales, Diana, do të ndërtohet në Hyde Park të Londrës. Diana vdiq pas një përplasjeje me makinë në Paris.
2007 – Firma Apple nxjerr në treg telefonin e saj të parë celular, iPhone (Telefon Inteligjent).
2008 – Thomas Beathie bëhet mashkulli i parë që lind një fëmijë. Ai lind një vajzë pas ndërrimit të organeve gjenitale. Beathie ka njoftuar se është sërish shtatzënë.
Lindje
- 1798 – Willibald Alexis, letrar gjerman
- 1801 – Frédéric Bastiat teorist liberal francez, ekonomist dhe anëtar i asamblesë nacionale franceze.
- 1886 – Robert Schuman,politikan francez
- 1900 – Antoine de Saint-Exupéry,pilot dhe letrar francez
- 1930 – Oriana Fallaci,letrare italiane
- 1942 – Gilberto Gil, politikan dhe kengetarë brazilian
- 1946 – Gitte Haenning, kengetare daneze
- 1963 – Anne-Sophie Mutter, a violiniste gjermane
- 1982 – Admir Vladavić, futbollist boshnjak
Vdekje
- 1861 – Elizabeth Barrett Browning, letrare britaneze
- 1892 – Vdiq në Liban Vaso Pasha.
- 1945 – Mustafa Busuladžić, imtelektual boshnjak
- 2011 – Teki Dervishi, publicist dhe shkrimtar shqiptar
Festa dhe përvjetore
- Dita kunder kancerit