Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar se foshnja e tij ka vdekur disa minuta pasi është lindur dhe ai dyshon se kjo ka ardhur si pasojë e mostrajtimit të duhur nga stafi mjekësor, përcjell InLajmi
Kështu thuhet në raportin policor, ndërkaq bëhet e ditur se janë arrestuar 3 mjekë.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Spitali i Prizrenit 27.06.2023 – 03:50. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se pas lindjes së gruas së tij viktimës femër kosovare, pas disa minutave foshnja ka vdekur dhe ai dyshon se kjo ka ardhur si pasojë e mos trajtimit të duhur nga stafi mjekësor /InLajmi/