Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka zhvilluar sot një vizitë në veri të Kosovës.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëvendës-drejtori i Policisë për rajonin e veriut të Kosovës, Veton Elshani.
Ai nuk ka dhënë detaje rreth vizitës së Kurtit, vetëm se ka konfirmuar që sot ka qenë atje.
Kujtojmë se situata në veri mbetet ende e tensionuar. Të hënën pak para mesnatës, persona të panjohur kanë hedhur një granatë dore në afërsi të ndërtesës së Komunës së Mitrovicës së Veriut, ku si pasojë 2 vetura janë dëmtuar nga shpërthimi.
Faktori ndërkombëtar vazhdimisht është dukë bërë thirrje për qetësim të situatës.