Danilo Vuçiq, i biri i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ka marrë pjesë në liturgjinë e mbajtur në Manastirin e Graçanicës për “Festën e Vidovdanit”.
Ai është parë brenda oborrit të manastirit duke u përshëndetur me serbë të tjerë, shkruan KlanKosova.
Në një bluzë të veshur, mbrapa ai ka pasur një mbishkrim ku thuhet “Dorëzimi s’është opsion”.
Kujtojmë se rrugët në Graçanicë janë bllokuar dhe se ato do të lirohen kur të përfundojë festa e Vidovdanit.