Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, i ka uruar qytetarët e besimit islamë, me rastin e festës së Kurban Bajramit, percjell InLajmi
Abdidhiku tha se duhet të përpiqemi të jemi më të mirë, të ndershëm e më të kujdesshëm.
Ai theksoi se duhet të ndërtojmë një shoqëri të shëndoshë e solidare.
Postimi i plotë i tij:
Të dashur qytetarë të besimit islam,
Festa e Kurban Bajramit është ditë e veçantë në familjet tona. Ajo gjithmonë ka qenë ditë e rëndësishme reflektimi për sakrificën, durimin e dhembshurinë njerëzore. Në këtë ditë, në veçanti në këtë ditë, ne bashkë shpërfaqim dashurinë dhe mirësinë për njëri-tjetrin.
Le të kujtojmë se solidariteti dhe vullneti për të ndarë të mirat me të tjerët në vështirësi e nevojë janë vlera të çmuara njerëzore tonat. Derisa i manifestojmë ato nën qiellin e Krijuesit, le të përpiqemi që të jemi më të mirë, më të ndershëm, më të kujdesshëm. Dhe në këtë rrugëtim tonin, le të ndërtojmë një vend e shoqëri të shëndoshë e solidare.
Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës ju uroj festën e Bajramit të Vogël. Festa dhe gëzimi qofshin përherë në familjet tuaja! /InLajmi/