Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, duke folur për situatën në veri të Kosovës, shprehet i shqetësuar se me rastin e shënimit të Vidovdanit mund të ketë arrestime, transmeton InLajmi.
Drecun thotë se mund të ndodhin arrestime, sepse çdo herë është e mundur që dikush të projektojë incidente dhe provokime.
Drecun tha se operacioni “Flamuri i rremë” është shumë i rrezikshëm, këtë herë ka ndodhur me një makinë të mbushur me armë, shkruan tv.pink.rs.
“Këto janë operacione kur njëra palë planifikon, organizon dhe ia atribuon palës tjetër”, tha Drecun.
Kujtojmë se në Gazimestan të Obiliqit ndodhet Monumenti i Betejës, ku serbët mblidhen për rite fetare çdo vjet më 28 qershor të njohur si Vidovdani. Vidovdani, në periudhën e dominimit të presidentit serb Sllobodan Millosheviq u keqpërdor për nxitjen e nacionalizmit serb në ish-Jugosllavi, që nxiti luftërat në Ballkan.