Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për sulmin e së hënës mbrëma ndaj objektit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, ndërsa kujton se nga sulmi mund të kishte pasur edhe persona të lënduar, përcjell InLajmi.
Kurti shpërfaqë ngjarjen duke theksuar se sulmi është bërë me dy granata dorë, por që nuk ka asnjë të lënduar, e siç u shpreh ai mund të kishte ndodhur lehtësisht edhe ndonjë lëndim.
Shefi i ekzekutivit të vendit, duket paksa i acaruar me sulmin me granata në veri, ndërsa i ka bërë thirrje Serbisë që të ndërpresin nxitjet për dhunë para se dikush të humbë jetën.
“Mbrëmë ndërtesa e komunës në Mitrovicë është sulmuar nga 2 granata dore, duke shkaktuar dëme në veturat e afërta. Fatmirësisht asnjë person nuk u lëndua, por mund të kishte ndodhur lehtësisht. I bëj thirrje Serbisë që menjëherë të ndërpresë nxitjet për dhunë para se të humbasin jetë”, është shprehur kryeministri Kurti./InLajmi/
https://twitter.com/albinkurti/status/1673624474657210369?fbclid=IwAR2WzmxxQbj0XZYWZH1rW5mQw81SK6y_qKhXYGPDxmKAPyAoU4D0vaaLF3Y