• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 29 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Pse Republika Sërpska refuzon heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës?

Albulena Zogjani nga Albulena Zogjani
27 June 2023
në Kosovë, Rajon
0 0
0
Pse Republika Sërpska refuzon heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës?
0
SHPERNDARJE
338
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Prindërit e aktorit Alban Ukaj nga Prishtina kanë vizituar Sarajevën vetëm 2 herë përgjatë 22 vjetëve sa ai jeton atje. Ata nuk e vizitojnë sepse për këtë u duhen vizat, dhe procedurat për pajisje me vizë janë të vështira dhe e vrasin dinjitetin, thotë Ukaj.

Njoftimet se vizat mund të hiqen pas nënshkrimit të marrëveshjes për lëvizje të lirë në Ballkanin Perëndimor, nga nëntori i vitit 2022, si pjesë e Procesit të Berlinit, janë të diskutueshme pas bllokimit të ri nga entiteti Republika Sërpska (RS).

“Do të vijë koha për të marrë përgjegjësinë për rrezikimin e lirive themelore të njeriut”, thotë Ukaj duke komentuar njoftimin e politikanëve nga entiteti i Republikës Sërpska për bllokimin e mëtejmë të marrëveshjes.

Heqja e vizave me Kosovën është kundërshtuar prej vitesh nga politikanët nga Bosnja dhe Hercegovina, entitete të kryesuara nga presidenti Millorad Dodik, që është në krye të Aleancës qeverisëse të Social-Demokratëve të Pavarur (SNSD).

Deputetët e Asamblesë Kombëtare të RS-së do të diskutojnë për veton e anëtares së Presidencës së BeH-së, Zheljka Cvijanoviq, e cila deklaroi se është mbivotuar në seancën e fundit të kreut kolektiv të shtetit, të martën, më 27 qershor.

Bllokada të reja po afrohen pas fjalimit të fundit të Cvijanoviq, përndryshe zyrtare e SNSD-së, e cila e ka quajtur këtë çështje si shkatërruese për interesin jetik të entitetit të Republikës Sërpska.

Cvijanoviq ka përmendur inicimin e vetos për shkak të “përshkallëzimit të krizës në veri të Kosovës”, duke thënë se “regjimi” i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, “nuk meriton përfitime”.

Më 21 qershor, ajo paralajmëroi inicimin e vetos, si një mundësi kushtetuese për anëtarët e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, e cila do të çimentonte më tej marrëveshjen për regjimin pa viza.

“Kjo i përket shekullit XV dhe vret dinjitetin njerëzor. Koha kalon dhe ne nuk e kthejmë dot. Prindërit po plaken, ne po plakemi dhe kjo është gjëja më tragjike për mua”, shprehet aktori 43 vjeçar, Alban Ukaj, i cili ka lindur në Prishtinë, ndërsa jeton dhe vepron në Sarajevë.

Ai shton se nuk e përjashton mundësinë që për shkak të shkeljes së të drejtave elementare të njeriut, t’i drejtohet Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Ku e sheh problemin Cvijanoviqi?

Njëra nga tri marrëveshjet për lëvizjen e lirë në Ballkanin Perëndimor, të cilat u nënshkruan në nëntor të vitit 2022 si pjesë e procesit të Berlinit, i referohet lirisë së lëvizjes vetëm me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor. Ndërsa dy marrëveshjet tjera janë për njohjen e diplomave të arsimit të lartë dhe për njohjen e kualifikimeve profesionale të doktorëve të mjekësisë, doktorëve të stomatologjisë dhe arkitektëve.

Në rastin e Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës kjo nënkupton edhe heqjen e regjimit të vizave, i cili prej vitesh i ka rënduar banorët e të 2 vendeve.

Megjithatë, politikanët nga Republika Sërpska refuzojnë ratifikimin, edhe pse ish-kryetari i Këshillit të ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Zoran Tegeltija, i cili është anëtar i partisë së Dodikut, ishte një prej nënshkruesve të atij dokumenti në Berlin, vitin e kaluar.

“Në parim, unë jam për lirinë e lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave, por në këto rrethana, Prishtina tani nuk mund të jetë pjesë e kësaj marrëveshjeje”, deklaroi Cvijanoviq më 21 qershor për Radion dhe Televizionin e Republikës Sërpska (RTRS).

Inicimi vetos u bë pasi u mbivotua në seancën e Presidencës së BeH-së, kur u shpreh kundër konkluzioneve për miratimin e marrëveshjes për lirinë e lëvizjes me letërnjoftime, për njohjen e diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale.

Konkluzionet për miratimin e atyre marrëveshjeve, për të cilat u dakordua në kuadër të Procesit të Berlinit, u mbështetën nga Denis Beqiroviq dhe Zheljko Komshiq, kolegë të saj në Presidencën e Bosnje e Hercegovinës.

Ndërkohë, lëvizja e Zheljka Cvijanoviqit u mirëprit nga shefi i partisë së saj dhe presidenti i Republikës Sërpska, duke theksuar se ai është “përgjegjës për mbrojtjen e pozicioneve të RS-së dhe se Asambleja Kombëtare do ta mbështesë atë me një shumicë prej dy të tretash”.

Kushtetuta e Bosnje e Hercegovinës përcakton se një anëtar i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës mund ta shpallë një vendim të Presidencës, me të cilin nuk pajtohet, shkatërrues për interesin jetik të subjektit për territorin nga i cili është zgjedhur.

Në këtë rast, Kushtetuta parashikon që Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska të iniciojë veton dhe nëse merr mbështetjen e deputetëve, konkluzionet e Presidencës nuk do të kenë efekt.

Në mënyrë që iniciativa e vetos e Zheljka Cvijanoviqit të “jetësohet”, duhet të mbështetet nga dy të tretat e përfaqësuesve të Asamblesë Kombëtare të RS-së, pra 56 nga gjithsej 83.

A po bie Procesi i Berlinit?

Ministri i Punëve të Jashtme i Bosnjë e Hercegovinës, Elmedin Konakoviq, vlerëson për REL-in se në rast se Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska e mbështet veton, “marrëveshjet e Procesit të Berlinit do të bien”.

Konakoviq pretendon se koalicioni qeverisës në nivel shtetëror ka arritur më parë një marrëveshje për miratimin e dy marrëveshjeve, të cilat i referohen njohjes së kualifikimeve profesionale dhe diplomave universitare në Ballkanin Perëndimor.

Mbështetja parimore për këto dy marrëveshje u dha në seancën e Këshillit të Ministrave të Bosnjës më 19 prill, kur u tha se marrëveshja e tretë, ajo për letërnjoftimet, do të ishte objekt i një marrëveshjeje të mëvonshme politike.
Sipas rregulloreve aktuale, marrëveshjet ndërkombëtare duhet të miratohen nga Këshilli i ministrave të Bosnjës dhe Presidenca e BeH-së, pas së cilës ato ratifikohen nga Parlamenti i këtij shteti.

“Është një marrëveshje për të gjitha vendet, jo vetëm për Kosovën. Ata politikanët nga Republika Sërpska ishin të gatshëm të mbështesnin 2 dhe pastaj në seancën e Kryesisë ishte edhe një e 3-ta. A do të reagojnë me veto për shkak të revoltës? Nuk e di. Kjo tregon se konfliktet dhe mbivotimet nuk sjellin asgjë dhe ne po bëjmë pesë hapa prapa”, thotë Konakoviq.

Ndryshe, Qeveria në nivel shtetëror në BeH përbëhet nga SNSD-ja, Partia Demokratike Kroate e BeH-së (HDZ) dhe disa parti të mbledhura rreth Partisë Socialdemokrate të Bosnjës.

“Në Këshillin e ministrave të Bosnje e Hercegovinës, ne e kemi përfunduar punën tonë, si dhe Presidenca e BeH-së, dhe Parlamenti tani duhet ta ratifikojë. Megjithatë, nëse Asambleja Kombëtare e RS-së e refuzon, atëherë procesi është i bllokuar”, thekson Konakoviq.

Marrëveshjet për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale u nënshkruan në nëntor të vitit të kaluar nga Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Procesi i Berlinit

Procesi i Berlinit u vendos në vitin 2014 me iniciativën e ish-kancelares gjermane, Angela Merkel, me qëllim të lidhjes dhe integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor përpara se të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.

Procesi i Berlinit shërben si një platformë për bashkëpunimin e nivelit të lartë ndërmjet përfaqësuesve zyrtarë të nivelit të lartë të së ashtuquajturës Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor, e cila përbëhet nga Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Procesi përfshin edhe institucionet e BE-së, institucionet financiare ndërkombëtare dhe shoqërinë civile në rajon.

Samiti i nëntorit në Berlin përfaqëson, gjithashtu, ringjalljen e procesit, që kur kancelari Olaf Scholz drejton Qeverinë në Berlin. Sipas njoftimit, samiti i ardhshëm do të organizohet në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.

Që të fillojë zbatimi, është e nevojshme që dokumentet të ratifikohen në parlamentet e secilit prej vendeve brenda 18 muajve.

Deri më tani, marrëveshjet janë ratifikuar nga të gjitha vendet, përveç Bosnje e Hercegovinës, ndërsa puna për ratifikimin e marrëveshjes nga Parlamenti në Mal të Zi është në fazën përfundimtare, tha për REL-in Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), një nga koordinatorët për nënshkrimin e marrëveshjes.

“Ne shpresojmë që Bosnja dhe Hercegovina së shpejti do t’i ratifikojë marrëveshjet dhe kështu do të tregojë një vendosmëri të përbashkët për të kapërcyer sfidat rajonale. Gjithçka ka të bëjë me politikën dhe në këtë rast ka të bëjë me detyrimet që janë ndërmarrë dhe që duhet të respektohen”, tha për REL-in sekretarja e përgjithshëm e RCC-së, Majlinda Bregu.

Si bëhet pajisja me vizë?

Bosnja e Hercegovina, përveç Serbisë, është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk e ka njohur Kosovën.

Njohja kërkon pëlqimin e të tre anëtarëve të Presidencës së Bosnje e Hercegovinës dhe që nga viti 2008, kur Kosova shpalli pavarësinë, të gjithë anëtarët nga Republika Sërpska e kanë kundërshtuar atë.

Sipas vendimit të Këshillit të ministrave të Bosnjës nga viti 2012, qytetarët e Kosovës nuk mund të udhëtojnë në Bosnje e Hercegovinë si turistë.

Atyre u kërkohet të pajisen me vizë, e cila nuk është e vendosur në pasaportë, por lëshohet në një formular të veçantë “vetëm në raste të jashtëzakonshme” në ambasadat e Bosnjës në Shkup, Podgoricë dhe Beograd.

Për shkak të regjimit rigoroz të vizave të Bosnjë e Hercegovinës për qytetarët e Kosovës, në vitin 2014, Prishtina zyrtare u kundërpërgjigj me të njëjtat masa, duke vendosur viza për qytetarët nga Bosnje e Hercegovina.

“Marrja e një vize është një procedurë komplekse, e kushtueshme dhe kërkon shumë kohë, ku përafërsisht një në tre persona merr vizë. Fjala është për njerëz, për bashkim familjesh, madje edhe për biznesmenë”, thotë Bregu.

Anketa e Barometrit Ballkanik tregon se 59 për qind e biznesmenëve në Ballkanin Perëndimor besojnë se udhëtimi vetëm me letërnjoftim do të ishte i dobishëm për biznesin e tyre, thotë Këshilli i bashkëpunimit rajonal.

Sipas këtij sondazhi, 67 për qind e qytetarëve të Bosnje e Hercegovinës besojnë se bashkëpunimi rajonal kontribuon në përmirësimin e situatës politike, ekonomike dhe të sigurisë në rajon, shkruan REL.

Kur bëhet fjalë për njohjen e kualifikimeve akademike, në rajon në vitin 2022 janë dorëzuar 6.000 aplikime. Njohja e një diplome universitare kushton nga 300 deri në 500euro dhe procedura zgjat disa muaj.

Tags: Bosnja dhe HercegovinaQytetarët e KosovësVizat
Postimi i mëparshëm

Nënshkruhet marrëveshja, guvernatorja amerikane: Më e mira nuk ka ardhur akoma

Postimi tjetër

Ky është lumi që me bukurinë e tij po "çmend" turistët

Të ngjajshme Postime

Mot me vranësira e intervale kohore me diell
Kosovë

Në Kosovë pritet të mbajë mot i freskët, me vranësira të shpeshta

29 September 2025
Pamje / Rrahen mes vete disa gra e burra në mes të sheshit në Mitrovicë, paraqiten si lëmoshkërkues palestinezë
Kosovë

Pamje / Rrahen mes vete disa gra e burra në mes të sheshit në Mitrovicë, paraqiten si lëmoshkërkues palestinezë

28 September 2025
Incidenti i sopranos Eva Golemi gjatë shfaqjes La Traviata, reagon TKOB: Gjendja shëndetësore e qëndrueshme
Shqipëri

Incidenti i sopranos Eva Golemi gjatë shfaqjes La Traviata, reagon TKOB: Gjendja shëndetësore e qëndrueshme

28 September 2025
Ushtarët e FSK-së përgatiten për qitje nga distanca të largëta
Kosovë

Ushtarët e FSK-së përgatiten për qitje nga distanca të largëta

28 September 2025
Zgjedhjet e 12 Tetorit, Italia i sjell 24 karabinierë në Kosovë
Kosovë

Zgjedhjet e 12 Tetorit, Italia i sjell 24 karabinierë në Kosovë

25 September 2025
548 raste të reja me tuberkuloz për vitin 2024
Kosovë

548 raste të reja me tuberkuloz për vitin 2024

25 September 2025
Postimi tjetër
Ky është lumi që me bukurinë e tij po “çmend” turistët

Ky është lumi që me bukurinë e tij po "çmend" turistët

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur më 3 mars ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 29 shtator ndër vite?!

29 September 2025
Kek me fruta të thata, i shijshëm dhe i butë si pambuk

Kek me fruta të thata, i shijshëm dhe i butë si pambuk

29 September 2025
Mot me vranësira e intervale kohore me diell

Në Kosovë pritet të mbajë mot i freskët, me vranësira të shpeshta

29 September 2025
10 gjërat që çdo mashkull dëshiron të dëgjojë nga personi që do

10 gjërat që çdo mashkull dëshiron të dëgjojë nga personi që do

28 September 2025
Sa kushtoi dhe si u realizua: Historia e reklamës më të shtrenjtë në botë

Sa kushtoi dhe si u realizua: Historia e reklamës më të shtrenjtë në botë

28 September 2025
Ëndërroni për një lëkurë rinore? Këtë maskë nuk keni për ta larguar më kurrë nga rutina juaj

Ëndërroni për një lëkurë rinore? Këtë maskë nuk keni për ta larguar më kurrë nga rutina juaj

28 September 2025
Pamje / Rrahen mes vete disa gra e burra në mes të sheshit në Mitrovicë, paraqiten si lëmoshkërkues palestinezë

Pamje / Rrahen mes vete disa gra e burra në mes të sheshit në Mitrovicë, paraqiten si lëmoshkërkues palestinezë

28 September 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu