Krerët e Hungarisë po konsiderojnë se janë meritor për vendimin e Serbisë për lirimin e 3 policëve të Kosovës, përcjell InLajmi.
Presidentja e këtij vendi ka thënë se Hungaria ndihmon aty ku mundet, duket përshëndetur kështu vendimin e presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic për të liruar 3 policët e Kosovës.
Lirim që sipas saj ka ardhur pas propozimit të Hungarisë të bërë në konferencë për media në kuadër të Këshillit për Bashkëpunim Strategjik.
Postimi i plotë i saj:
#Hungaria ndihmon ku të mundet. Përshëndes vendimin e mençur të 🇷🇸Presidentit @avucic për të liruar 3 oficerët e policisë pas propozimit 🇭🇺hungarez të bërë në konferencën tonë për shtyp pas Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik Serbo-Hungarez javën e kaluar. Një lëvizje e mirë drejt konsolidimit. /InLajmi/