Kryetari i Mitrovicës Veriore Erden Atiq, ka reaguar pas sulmit me granatë dore M75 ndaj ndërtesës së komunës të cilin e quajti sulm të organizuar terrorist, shkruan InLajmi.
Atiq tha se këto akte kriminale e terroriste që tentojnë të ngjallin frikë nuk do të ia dalin dhe se institucionet do të funksionojnë pavarësisht sulmeve e kërcënimeve që do të i’u bëhen.

Tutja ai u bëri thirrje organeve të rendit dhe të drejtësisë që ta trajtojnë me urgjencë rastin dhe kryesit e këtij sulmi të vihen sa më parë para drejtësisë.

Postimi i plotë i tij:
Sulmi i mbrëmshëm me granatë dore M75 në objektin e komunës sonë është padyshim sulm i organizuar terrorist.

Këto akte kriminale e terroriste që tentojnë të ngjallin frikë nuk do të ia dalin. Institucionet do të funksionojnë pavarësisht sulmeve e kërcënimeve të tilla.
Në anën tjetër, unë i bëj thirrje organeve të rendit dhe të drejtësisë që ta trajtojnë me urgjencë rastin dhe kryesit e këtij sulmi të vihen sa më parë para drejtësisë./InLajmi/