• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 9 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Myftiu Tërnava uron Kurban Bajramin: Lutemi që bota të ketë sa më pak konflikte

Albulena Zogjani nga Albulena Zogjani
27 June 2023
në KRYESORE
0 0
0
Myftiu Tërnava uron Kurban Bajramin: Lutemi që bota të ketë sa më pak konflikte
0
SHPERNDARJE
136
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Myftiu i Kosovës Naim Tërnava me rastin e festës së Kurban Bajramit, në fjalimin e tij të përvitshëm, tha se kjo festë gjithmonë ka përçuar formën më të mirë të mundshme shpresën, begatinë, solidaritetin, ndihmën për tjetrin, urtësinë, paqen e mirëkuptimin, raporton InLajmi.

Kreu i BIK-ut ka uruar besimtarët për siç tha festën e madhe të Kurban Bajramit, duke lutur Zotin për shëndet, mbarësi, begati, dashuri e harmoni.

Ai tha se të gjithë besimtarët luten që në këtë kohë trazirash, luftërash, pasiguri, konflikte e frikë bota të ketë sa më pak konflikte, ngatërresa e luftëra.

Duke folur për kushtet e islamit, Tërnava përmendi haxhin, duke shtuar se në mesin e miliona hanxhinjve nga e gjithë bota, të cilët gjenden në Arafat, janë edhe besimtarët nga Kosova të cilët në formën më të mirë me lutje e adhurim, shprehin me ndjesinë më të thellë besimin dhe përkushtimin e tyre ndaj Krijuesit të gjithësisë.

Sipas tij, prerja e kurbanit në Ditën e Bajramit është një ibadet tjetër shtesë që siç thotë, argumenton po ashtu shpirtin e bindjes për Zotin.

Urimi i plotë:

Të nderuar besimtarë!

Vëllezër e motra!

Të nderuar qytetarë të Kosovës!

Më lejoni që në këtë ditë të madhe të Arafatit, në prag të festës së Kurban-Bajramit, t’u drejtohem me urimet e përgëzimet më të mira, duke lutur Zotin xh.sh. që t’ju begatoj me shëndet, harmoni, mbarësi e mirëqenie.

Sot, në këtë ditë të madhe Ditën e Arafatit, kam nderin dhe kënaqësinë që në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, institucioneve të saj dhe në emrin tim, t’u bashkëngjitëm lutjeve e adhurimeve të besimtarëve myslimanë që sot gjenden në rrafshnaltën e Arafatit, ku të gjithë të veshur me petkun e bardhë me ihrama, të barabartë e pa asnjë dallim, me çiltërsinë shpirtërore e me bindje dhe sinqeritet, po e kryejnë obligimin e Haxhit.

Në mesin e miliona hanxhinjve nga e gjithë bota, të cilët sot gjenden në Arafat, janë edhe besimtarët tanë nga Kosova dhe viset tjera, të cilët në formën më të mirë me lutje e adhurim, të përkushtuar, pa dallim statusi shoqëror, gjinie, etnie, gjuhe e origjine, shprehin me ndjesinë më të thellë besimin dhe përkushtimin e tyre ndaj Krijuesit të gjithësisë.

Të nderuar besimtarë

Vëllezër e motra

Me kryerjen e Haxhit besimtari shpreh në mënyrë shpirtërore, emocionale e fizike përkushtimin vetanak e kolektiv për Zotin xh.sh., i bindur në faljen e mëkateve dhe në shpërblimet e shumta dhe të veçanta të premtuara nga Zoti fuqiplotë.

Kryerja e Haxhit përmban në vete urtësi e begati të shumta. Haxhi na rikujton udhëtimin për tek Zoti xh.sh., duke pasur për qëllim që haxhiu të kthehet i pa mëkate. Zoti xh.sh., thotë:

“Vizita e shtëpisë (Qabesë) është obligim, për ata që kanë mundësi udhëtimi te ajo”.

Ali – Imaran.

Po ashtu Haxhi bartë në vete edhe ndjenjën e barazisë mes njerëzve, pa dallim. Në Arafat që të gjithë ndihen të barabartë, e kjo është një dëshmi e madhe ku tregohet e mnaifestohet uniteti i fortë në besim, në ndjenja dhe rituale.

Qëndrimi në Arafat prandaj është një ibadet i rëndësishëm, dhe në këtë ditë Allahu xh.sh. derdh rahmetin e Tij mbi besimtarët që gjenden aty dhe mbi njerëzimin mbarë, i pranon lutjet e tyre dhe u përgjigjet në dua. Prandaj, lutja më e mirë dhe më e pranueshme tek Zoti është: “Nuk ka të adhuruar tjetër pos Allahut Një, Ai nuk ka ortak”

Edhe prerja e kurbanit në Ditën e Bajramit është një ibadet tjetër shtesë ndërkaq, argumenton po ashtu shpirtin e bindjes për Zotin dhe në të njëjtën kohë ka për qëllim qoftë edhe për një kohë të caktuar mbylljen e hendekut dhe ndasive mes shtresave të ndryshme shoqërore, duke rritur bashkëpunimin dhe duke afruar ndihmën dhe duke i dhënë dorën njëri-tjetrit.

Zoti xh.sh., në Kuranin fisnik, thotë:

“Në të vërtetë të dhamë ty shumë të mira, Andaj t’i falu dhe prej kurban për hir të Zotit tendë” El-Kevther 1-2.

Therja e kurbanit historikisht na rikujton veprimin e Ibrahimit a.s., me birin e tij Ismailin a.s., i cili ishte i gatshëm të flijonte edhe të birin e tij të vetëm për hir të Zotit xh.sh.

Sakrifica pra, ka kuptim të veçantë vetëm atëherë kur bëhet për hir të Krijuesit, dhe vetëm atëherë merr kuptimin dhe dimensionin sa hyjnorë po aq edhe human e social. Zaten, këtë mision ka edhe prerja e kurbanit; derisa tek nevojtarët arrin mishi i kurbanit, tek Zoti arrin vetëm qëllimi dhe nijeti i mirë në emër të Tij.

Të dashur besimtarë!

Festa e Kurban Bajramit te ne vazhdimisht ka përçuar në formën më të mirë të mundshme shpresën, begatinë, solidaritetin, ndihmën për tjetrin, urtësinë, paqen e mirëkuptimin, vlera këto që shoqërisë i japin kuptim dhe këtë na e kërkon edhe Krijuesi ynë.

Sot po jetojmë në një kohë trazirash, luftërash, pasiguri, konflikte e frikë, në këtë ditë të madhe, në vigjilje të Kurban Bajramit, lutemi që mesazhet dhe porositë që i bartë kjo festë të kuptohen drejtë nga të gjithë; lutemi po ashtu që bota të ketë sa më pakë konflikte, ngatërresa, luftëra e çrregullime. Festa e Kurban Bajramit ka edhe domethënien e paqes, drejtësisë, unitetit e mirëkuptimit.

Duke ju uruar për festën e madhe të Kurban-Bajramit, lus Zotin për shëndet, mbarësi, begati, dashuri e harmoni në familjet tuaja.

Me fat e mbarësi festa e Kurban-Bajramit!/InLajmi/

Tags: Kurban BajramiLuftatMyftiu Naim Tërnava
Postimi i mëparshëm

Reagon MPB-ja pas sulmit ndaj ndërtesës së Komunës në Mitrovicën e Veriut

Postimi tjetër

Pas ngjarjes në veri reagon Atiq: Sulm i organizuar terrorist

Të ngjajshme Postime

Bahtiri reagon ndaj ngërçit politik: Mjaft më, Kuvendi është kthyer në peng të inatit dhe pazareve politike
KRYESORE

Bahtiri reagon ndaj ngërçit politik: Mjaft më, Kuvendi është kthyer në peng të inatit dhe pazareve politike

8 June 2025
Nën masa të rrepta sigurie, tifozët shqiptarë fillojnë të “mbushin” stadiumin për ndeshjen me Serbinë
KRYESORE

Nën masa të rrepta sigurie, tifozët shqiptarë fillojnë të “mbushin” stadiumin për ndeshjen me Serbinë

7 June 2025
Masat për Shqipëri–Serbi, FSHF: Kontrolle strikte dhe zero tolerancë për shkelësit
KRYESORE

Masat për Shqipëri–Serbi, FSHF: Kontrolle strikte dhe zero tolerancë për shkelësit

7 June 2025
Kuvendi nuk konstituohet as në përpjekjen e 28- të
KRYESORE

Kuvendi nuk konstituohet as në përpjekjen e 28- të

7 June 2025
Lushtaku: Nuk e di cili kurban duhet me u pre për një seancë ku tregohet unitet
KRYESORE

Lushtaku: Nuk e di cili kurban duhet me u pre për një seancë ku tregohet unitet

7 June 2025
Zemaj: Ose të hapin rrugë, ose të krijojnë mundësi – nuk mund të vazhdohet më në ngërç
KRYESORE

Zemaj: Ose të hapin rrugë, ose të krijojnë mundësi – nuk mund të vazhdohet më në ngërç

7 June 2025
Postimi tjetër
Pas ngjarjes në veri reagon Atiq: Sulm i organizuar terrorist

Pas ngjarjes në veri reagon Atiq: Sulm i organizuar terrorist

Lajmet e fundit

Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe vranësira lokale

9 June 2025
5 gjëra që duhet të harroni për të pasur marrëdhënie të shëndetshme

5 gjëra që duhet të harroni për të pasur marrëdhënie të shëndetshme

9 June 2025
Frutat verore që kanë më pak kalori

Frutat verore që kanë më pak kalori

9 June 2025
Spanja vendos kufij të rinj për pushuesit, ja çfarë

Spanja vendos kufij të rinj për pushuesit, ja çfarë

9 June 2025
A keni parë ndonjëherë liqen që duket me ujin si qumësht?

A keni parë ndonjëherë liqen që duket me ujin si qumësht?

8 June 2025
Ana për Kevinin: Është zgjedhja më e mirë që e kam bërë – ndihem e plotësuar me të

Ana për Kevinin: Është zgjedhja më e mirë që e kam bërë – ndihem e plotësuar me të

8 June 2025
Protesta masive në Madrid: Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Pedro Sanchez

Protesta masive në Madrid: Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Pedro Sanchez

8 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu