Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, ka thënë se “rritja e marzhës së fitimit nga korporatat është kontribuesi kryesor i inflacionit”, përcjell InLajmi
Këtë deklaratë Murati e dha duke iu referuar Fondit Monetar Ndërkombëtar ku tha se këtë e kan ë thënë tash e një kohë.
Postimi i plotë i tij;
Rritja e marzhës së fitimit nga korporatat është kontribuesi kryesor i inflacionit, po e konfirmon FMN.
Këtë e kemi thënë edhe ne tash e sa kohë.
Prandaj miratuam edhe Ligjin për Çmimet Tavan, por opozita që mbron interesat e tregtarëve e dërgoi në Gjykatë Kushtetuese dhe ligji po mbahet i bllokuar. /InLajmi/