Shenja e cila e ndalon tregun po qëndron e vendosur, megjithatë e njejta nuk po respektohet.
Në natën e Bajramit, blegtorët kishin sjellë delet e tyre këtu në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë.
Kjo për të gjithë ata që ishin e interesuar të blinin kurban i cili është simbol i sakrificës për besimtarët mysliman.
Madje këtu u panë edhe inspektoret e Komunës së Prishtinës të cilët kërkuan që të largonin bagëtitë e tyre.
Por kërkesa e tyre nuk u plotësua.
Madje tregtarët edhe u ankuan për pengim të shitjes së kurbanëve derisa thonë se ka pak interesim për blerje në krahasim me herët e kaluara.
E çmimi i tyre shkon deri në 300 euro.
Për këto çmime ka ankesa nga qytetarët.
Por ka edhe prej tyre që nuk po iu duken shtrenjtë.
E nga Agjencia e Ushqimit dhe veterinës kanë bërë thirrje që therja e kurbaneve të bëhet vetëm në thertore, shkruan Teve1
Kurse të gjithë ata të cilët nuk e respektojnë këtë kërkesë, sipas Thaçit do të përballen edhe me masa ndëshkimore të parapara me ligj.