Policia e Kosovës bënë të ditur se në orët e vona të mbrëmjes persona të dyshuar kanë sulmuar me mjete shpërthyese objektin e Komunës së Mitrovicës së Veriut, përcjell InLajmi.
Sulmin ndaj komunës për InLajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës , Baki Kelani i cili tha se bazuar nga informatat e para sulmi ndaj objektit të komunës dyshohet se është bërë me granatë dore nga persona të dyshuar.
Sipas zëdhënësit Kelani, nga shpërthimi nuk ka të lënduar ndërsa 2 makina të zyrtarëve policor janë dëmtuar.
Policia ka shtuar se në konsultim me prokurorin kompetent është iniciuar rasti, “kryerja e veprës terroriste”, Policia e Kosovës, do të vazhdoj të angazhohet më ofrim të sigurisë dhe parandalim të akteve të tilla kriminale ndaj zyrtarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Me datën 26,06,2023, në orët e vona të mbrëmjes nga persona të dyshuar është sulmuar me mjetë shpërthyes Komuna në Veri të Mitrovicës.
Bazuar në informatat zyrtare dyshohet se në oborrin e objektit komunal në Mitrovicë Veri, afër hyrjes së objektit është hedhur një mjet shpërthyes, i cili dyshohet të ketë qenë granat dore, me ç’rast ka shkaktuar disa dëme materiale në veturat zyrtare.
Fatmirësisht nuk raportohet për lëndime të njerëz, përveç dëmeve materiale të shkaktuara në 2 vetura zyrtare të policisë.
Në konsultim me prokurorin kompetent është iniciuar rasti, “kryerja e veprës terroriste”.
Policia e Kosovës, do të vazhdoj të angazhohet më ofrim të sigurisë dhe parandalim të akteve të tilla kriminale ndaj zyrtarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës./InLajmi/