Udhëheqja e Komunës së Pejës mori vendim që dita e hënë të jetë ditë zie, pasi 2 qytetarë humbën jetën nga vërshimet të shtunën në këtë qytet, shkruan InLajmi.
Në vendimin që mori kryetari i komunës Gazmend Muhaxheri, nër të tjera thuhet se në nderim të vikrimave flamuj do të ulen në gjysëm shtizë dhe njëherësh pezullohen të gjitha aktivitete e planifikuara.
Kujtojmë se nga vërshimet nënë e birë mbetën u gjetën të vdekur pasi ishte shembur shtëpia ku po banonin.
Varrimi i tyre do të bëhet të hënën në qytetin e Pejës në orën 15:00. /InLajmi/.