Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i është gëzuar lajmit për lirimin të 3 policëve të Kosovës të rrëmbyer nga Serbia, por nuk u hamendësua dhe për këtë ajo falënderoi SHBA-të, raporton InLajmi.
“Dua ta falënderoj SHBA-në për lirimin e 3 policëve kosovarë që u kidnapuan nga Serbia”, tha presidentja Osmani.
Këto komente, presidentja i bëri në konferencën për media pas takimit me Guvernatoren e Shtetit të Iowas, Kim Reynolds me ç’rast nënshkruan marrëveshjen e marrëdhënieve së shteteve simotra dhe bashkëpunimit ndërmjet 2 shteteve.
Tutje, ajo ka folur për takimin dhe nënshkrimin e marrëveshjes, ndërsa theksoi se kjo edhe një herë dëshmon përkushtimin për fuqizimin e marrëdhënieve mes 2 vendeve.
Siç tha presidentja, marrëveshja do të luajë rol të rëndësishëm në arsim, tregti, bujqësi e energji.
“Në takimin tonë diskutuam për raportet tona disavjeçare. Sot me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, dëshmuam edhe një herë përkushtimin për fuqizimin e marrëdhënieve tona biletarale. Kjo marrëveshje do të luajë rol të rëndësishëm në arsim, tregti, bujqësi e energji. Marrëveshja do t’i hapë rrugë përafrimit dhe përfitimit të qytetarëve tanë. Aleanca jonë me SHBA vazhdon të jetë ekzistenciale dhe populli jonë është populli më pro-amerikan. Fuqizimi ndërkombëtar i Republikës që është anëtarësimi në BE e NATO e shohim përmes partnerëve tanë”, deklaroi Osmani.
Ndërkohë, presidentja Osmani u shprehu ngushëllime familjarëve të viktimave nga vërshimet në Pejë.
“Dua t’i shpreh ngushëllimet për familjarët që humben jetën nga vërshimet në Pejë. Përkrahja dhe mbështetja duhet të vazhdojë që Komuna e Pejës ta mbijetojë këtë tragjedi”, tha presidentja./InLajmi/