Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, ka reaguar pas lirimit të 3 policëve, derisa e quan lajm i mirë, përcjell InLajmi.
Hoti shprehet falënderues ndaj miqve ndërkombëtarë për përkushtimin e veçantë për lirimin e policëve, ndërsa theksoi se Republika e Kosovës është mbështetur gjithmonë tek miqtë.
Deputeti Hoti nuk anashkaloi kontributin e Shqipërisë, duke theksuar se udhëheqja shqiptare u angazhua fuqishëm dhe në koordinimin me aleatët e Kosovës për lirimin e policëve.
Postimi i plotë i tij:
Lirimi i 3 policëve të Policisë së Kosovës është lajm i mirë.
Falënderojmë miqtë ndërkombëtarë për përkushtimin për lirimin e tyre. Republika e Kosovës është mbështetur gjithmonë tek miqtë.
Falënderim i veçantë për Shqipërinë për angazhimin e fuqishëm dhe koordinimin me aleatët e Kosovës për lirimin e policëve./InLajmi/