Kryeministri Kurti ka reaguar pas lirimit të 3 policëve nga Gjykata e Lartë e Kralevës të cilët u rrëmbyen më 14 qershor nga Serbia, përcjell InLajmi.
Ai përmes një postimi ka shkruar se rrëmbimi i tyre është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe se duhet qortuar.
Kurti u shpreh i lumtur që 3 policët po kthehen tek familjet e tyre, gjithashtu ai tha se agrasioni serb duhet të mbajë përgjegjësi.
Postimi i plotë i tij:
Konfirmojmë se 3 policët e rrëmbyer janë liruar. Edhe pse jemi të gëzuar që ata kthehen në familjet e tyre, ky rrëmbim konsiston në një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe duhet qortuar. Agresioni serb duhet të mbajë përgjegjësi./InLajmi/