Kryetari i AKR-së dhe deputeti Behgjet Pacolli ka thënë se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ish I dërguari i SHBA-së për Ballkanin, Richard Grenell kanë qenë çelësi i lirimit të 3 policëve të kidnapuar, përcjell InLajmi
Sipas Pacollit kjo ka qenë edhe arsyeja e vizitës së Grenellit në rajon gjatë kësaj periudhe.
Ndryshe 3 policët kosovarë që ishin arrestuar para disa ditësh nga forcat serbe në territorin e Kosovës janë liruar.
Postimi i plotë i tij:
Një e vërtetë e panjohur në lirimin e Policisë së Kosovës nga paraburgimi i Serbisë është roli i kryeministrit shqiptar Edi Rama në harmoni të plotë me Richard Grenell, ish-bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Trump. Kjo ishte edhe arsyeja e vizitës së tij në rajon. Kjo meriton një falenderim të madh. dhe për të gjithë ata që kontribuan në këtë rast. /InLajmi/
