Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, pas lirimit të 3 policëve, ka dhënë ka sqaruar se policët e rrëmbyer nga Serbia do të mbrohen në liri, përcjell InLajmi.
Në njoftimin zyrtar të MPJD-së thuhet se ndaj Rifat Zekës, Beqir Sefit dhe Mustafë Shemit, është ngritur aktakuzë nga Prokuroria e Lartë e Kralevës, për vepren penale “prodhim, mbajtje dhe qarkullim ilegal i armatimit dhe mjeteve shpërthyese”.
“Ambasadori Jetish Jashari dhe stafi i Zyrës Ndërlidhëse në Beograd, të cilët kanë qenë të angazhuar intensivisht në këtë proces, tashmë janë duke finalizuar procedurat formale për të mundësuar kthimin e tyre në Republikën e Kosovës tek familjet e tyre” , vazhdon njoftimi.
Në njoftim ndër të tjera thuhet se atyre iu është lejuar që të mbrohen në liri.
“Ministria e Jashtme thekson se rrëmbimi i policëve tanë në detyrë brenda territorit të Kosovës është një akt agresioni i Serbisë dhe shkelje e normave ndërkombëtare, dhe se akuzat e autoriteteve serbe janë të paqëndrueshme dhe të motivuara politikisht. Siç edhe është dëshmuar me prova të qarta, policët kanë qenë brenda territorit të Republikës së Kosovës, duke kryer detyrën e tyre”, thuhet në njoftim./InLajmi/.