• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 17 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Mallra në vlerë 70 milionë euro të bllokuara në kufirin e Kosovës

Albulena Zogjani nga Albulena Zogjani
26 June 2023
në KRYESORE
0 0
0
Mallra në vlerë 70 milionë euro të bllokuara në kufirin e Kosovës
0
SHPERNDARJE
128
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria e Kosovës ka ndaluar hyrjen e kamionëve me mallra serbe në territorin e saj, duke rezultuar në bllokimin e dhjetëra kamionëve në pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa vlera e mallrave të bllokuara nga shkëmbimet e të dyja palëve, sipas AKB-së, arrin rreth 70 milionë euro. Dhe sipas njohësve të ekonomisë kjo çështje duhet të zgjidhet me vendime politike.

Kidnapimi i 3 policëve të Kosovës nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës, bëri që Qeveria e Kosovës ta ndalojë hyrjen e kamionëve me mallra dhe targa serbe në territorin e saj. Me t’u marrë ky vendim, nga data 15 qershor, dhjetëra kamionë ishin bllokuar në anën serbe të kufijve, përkatësisht në vendkalimet Merdare dhe Jarinjë.

Pas kësaj mase drastike të ndalimit të hyrjes së kamionëve me mallra dhe targa serbe në Kosovë, Qeveria ka marrë një vendim të ri që lejon pjesërisht lëvizjen e mallrave nga Serbia në territorin e Kosovës.

Sipas burimeve të afërta të portalit Dukagjini me institucionet vendimmarrëse të Kosovës, nga data 21 qershor është lejuar hyrja e kamionëve me targa serbe, por me një kusht – mallrat e tyre të mos kenë origjinë nga Serbia.

Vazhdon ndalimi i kamionëve me mallra serbe në Kosovë

Ky vendim i ekzekutivit është mirëpritur nga drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, i cili ka vlerësuar se kjo masë pengonte importin e mallrave nga shtetet e Bashkimit Evropian dhe eksportet kosovare që përdornin shërbimet e transportit të kompanive nga Novi Pazar.

Ai gjithashtu ka përmendur se ky ndalim tashmë është shfuqizuar, duke besuar se Qeveria ka pasur parasysh pengesat dhe vështirësitë që mund të shkaktoheshin nga kjo situatë.

“Është për t’u mirëpritur vendimi që rishikon ndalimin e lëvizjes së automjeteve me targa të Serbisë, meqë kjo pengonte edhe importin e mallrave me origjinë nga shtetet e tjera të Bashkimit Evropian, por edhe eksportet kosovare që shfrytëzonin shërbimet e transportit të kompanive nga Novi Pazari. Kjo ndalesë megjithatë është shfuqizuar dhe besoj që Qeveria ka pasur parasysh edhe pengesat e sipërcekura”, ka deklaruar ai.

“Rreth 70 milionë euro të bllokuara në kufirin Kosovë-Serbi”

Aleanca Kosovare e Biznesit (AKB) ka bërë të ditur se shkëmbimet nga të dyja anët janë të bllokuara në një shumë prej rreth 70 milionë eurosh, duke përfshirë paratë e parapaguara për produkte të bizneseve të Kosovës në Serbi dhe borxhet e bizneseve të Kosovës ndaj Serbisë.

Në bazë të kësaj llogaritjeje, kryetari i kësaj Aleance, Agim Shahini, ka thënë se vlera e mallrave që bizneset e Kosovës kanë të kontraktuara dhe janë të parapaguara me kompanitë serbe arrin vlerën rreth 30 milionë euro. Këto para janë investuar në lëndë të parë dhe produkte të gatshme që janë në pritje të hyrjes në Kosovë.

Në të njëjtën kohë, sipas tij, bizneset e Kosovës kanë borxhe mbi 40 milionë euro në Serbi, të cilat, transaksionet bankare ende nuk janë të ndaluara.

“Sipas një hulumtim që Aleanca ka bërë në shtatë ditët e para, kanë qenë rreth 30 milionë euro të parapaguara në Serbi, pra të produkteve të ndryshme të bizneseve të Kosovës, qoftë lëndë e parë apo të gatshme. Por, njëkohësisht gjëja që është vërtetuar këto ditëve të fundit po ashtu edhe kosovarët kanë borxhe në Serbi, për të cilat transaksionet bankare nuk janë të ndaluara. Pra, kanë borxhe mbi 40 milionë euro dhe kjo është një vlerë tejet e lartë”, ka thënë kryetari i AKB-së.

Kryetari i AKB-së ka theksuar rëndësinë e gjetjes së një zgjidhjeje politike për ta tejkaluar këtë problem.

Ai ka bërë thirrje për veprime të menjëhershme nga Qeveria e Kosovës, për të lejuar hyrjen e mallrave të ngarkuara në Serbi ose kthimin e tyre prapa, për t’i shmangur dëmet që mund të shkaktohen nga temperaturat e larta në kufi.

Ndryshe nga kryetari i AKB-së, drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Zeka, ka theksuar se veprimet politike nuk duhet të kenë ndikim negativ në aktivitetin ekonomik, dhe sipas tij, barrierat e krijuara që kufizojnë aktivitetin ekonomik bien ndesh me frymën e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar të promovuar nga partnerët ndërkombëtarë dhe vendet e rajonit.

Sipas Zekës, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë në eliminimin e dallimeve që pengojnë bashkëpunimin dhe të promovojnë bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar.

Ai ka vlerësuar se ky është një kusht paraprak për procesin e integrimit në BE.

Gjithashtu, Shahini ka shprehur besimin se dialogu në Bruksel midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, me ndërmjetësimin e faktorëve ndërkombëtarë, do të çojë në zgjidhjen e kësaj çështjeje dhe në normalizimin e shkëmbimeve tregtare në mes të 2 vendeve.

Portali Dukagjini ka kërkuar përgjigje nga Ministria e Punëve të Brendshme në lidhje me afatin e vendimit për ndalimin e hyrjes së mallrave me origjinë serbe në Kosovë. Megjithatë, deri në publikimin e këtij teksti, nuk ka marrë përgjigje zyrtare në lidhje me këtë çështje.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës e kishte vlerësuar vendimin e ndaljes së kamionëve si një masë të nevojshme për garantimin e sigurisë së territorit të vendit.

Ky vendim i Qeverisë ishte marrë një ditë pas kidnapimit të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga forcat serbe. Policisë e Kosovës e kishte dëshmuar se policët janë rrëmbyer në territorin e Kosovës, ndërsa Beogradi ka insistuar se ata janë “arrestuar” në territorin serb, ku tashmë e 12 ditë po mbahen nën paraburgim.

Kurti dhe Vuçiq zhvilluan takime të ndara me shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, më 22 qershor.

Bashkimi Evropian ka paraqitur tri kërkesa kryesore që Qeveria e Kosovës duhet t’i pranojë “sa më parë që të jetë e mundur”.

Një prej kërkesave është shpallja e zgjedhjeve të parakohshme në veri të Kosovës, për të cilën, Kurti u pajtua, por vuri kushtin që zgjedhjet të jenë “ligjore”.

Kujtojmë se tensionet në veri të Kosovës filluan të rriten që nga data 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, nën mbështetjen e Policisë së Kosovës, hynë në ndërtesat komunale, duke u përballur me kundërshtime të serbëve lokalë. Kjo situatë ka shkaktuar një ndarje të thellë mes komuniteteve dhe tensione të mëdha.

Kulmin e tensioneve e pati ngjarja më 29 maj në Zveçan, kur protestuesit serbë u përleshën me pjesëtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, shkruan Dukagjini

Përleshjet e dhunshme rezultuan në lëndime të rënda për dhjetëra persona nga të 2 palët, rritur edhe më tej tensionet dhe ndarjen mes komuniteteve në veri të Kosovës.

Tags: Kufiri Kosovë-SerbiMallratQeveria e Kosovës
Postimi i mëparshëm

Melinda dhe Skerdi vijnë me një këngë ritmike verore

Postimi tjetër

Dialogu Kosovë-Serbi e tensionet në veri temë diskutimi e ministrave evropian

Të ngjajshme Postime

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë
KRYESORE

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje
KRYESORE

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet
KRYESORE

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
VV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?
KRYESORE

VV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?

16 October 2025
“Në mbrojtje të lirisë” – protesta gjithëkombëtare nis nesër në Tiranë, shoqatat e dala nga lufta aktive në organizim
KRYESORE

“Në mbrojtje të lirisë” – protesta gjithëkombëtare nis nesër në Tiranë, shoqatat e dala nga lufta aktive në organizim

16 October 2025
Policia deklaron se FSK-ja është futur gabimisht në veri
KRYESORE

Policia deklaron se FSK-ja është futur gabimisht në veri

16 October 2025
Postimi tjetër
Dialogu Kosovë-Serbi e tensionet në veri temë diskutimi e ministrave evropian

Dialogu Kosovë-Serbi e tensionet në veri temë diskutimi e ministrave evropian

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu