Partia Besëlidhja Serbe, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë të Kralevës, ndërsa theksojnë se lirimi i 3 pjesëtarëve të policisë së Kosovës, të cilët u arrestuan në territorin e Serbisë qendrore, është “një tjetër koncesioion skandaloz” ndaj kërkesave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, transmeton InLajmi.
Ky subject politik kritikon pushtetin aktual në Serbi për “dorëzim” ndaj kërkesave të Kurtit e Ramës për lirimin pa kushte të policëve.
“Në momentin kur separatistët në Kosovë shpallin organet e mbrojtjes civile të popullit serb në territorin e krahinës jugore si organizatë terroriste, autoritetet në Serbi i lirojnë pjesëtarët e arrestuar të të ashtuquajturës Policia e Kosovës”, thuhet në deklaratën e Besëlidhjes Serbe.
Tutje thuhet në deklaratën e Besëlidhjes Serbe se “ky është lëshim tepër radikal” ndaj kërkesave të Kurtit dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama, të cilët kërkuan “lirimin pa kushte të 3 terroristëve shqiptarë të arrestuar”, shkruan Danas.rs.
“Sot është më se e qartë se regjimi në pushtet po blen kohën e tij duke shitur sovranitetin e shtetit të tij. Këtë e konfirmon edhe arrestimi pompoz i 3 pjesëtarëve të forcave të sigurisë së Kosovës, i cili me sa duket ka shërbyer vetëm për qëllime propagandistike të kësaj qeverie, e cila tregton sovranitetin e vendit për hir të interesave partiake”, thuhet në fund të deklaratës./InLajmi/