Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Tony Blair, ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe, përcjell InLajmi
Kryeministri Kurti e ka falënderuar ish-kryeministrin britanik për rolin e tij në çlirimin e Kosovës.
Ai shtoi se atë e njoftoi për progresin e brendshëm dhe konstruktivitetin e Kosovës në dialogun me Serbinë
Postimi i plotë i tij:
Shumë i kënaqur që pata mundësinë të takoj ish-Kryeministrin Tony Blair. E falënderova për rolin e tij në përfundimin e pushtimit të Kosovës, duke bërë të mundur që ne të ndërtojmë një shtet demokratik me besim. E njoftova edhe për progresin e brendshëm dhe konstruktivitetin e Kosovës në dialogun me Serbinë /InLajmi/