Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Kroacisë, Gordan Grliq Radman, pak para takimit me ministrat e Jashtëm të BE-së në Luksemburg, ka thënë se është i shqetësuar me zhvillimet e fundit me Kosovën dhe Serbinë.
Radman tha se Kroacia do që palët të de-përshkallëzojnë tensionet dhe t’i kthehen dialogut, shkruan KlanKosova.
“Ne jemi të shqetësuar për zhvillimet e fundit me Kosovën dhe Serbinë. Ne duam që të 2 palët të de-përshkallëzojnë tensionet dhe të kthehen në tryezën e negociatave”, ka thënë Radman.