Gjykata e Lartë në Kralevë konfirmon se pas zhvillimit të procedurave paraprake sot vendosi që 3 policët e Kosovës të lirohen nga paraburgimi, shkruan InLajmi.
Rifat Zeka, Beqir Sefi e Mustafë Shemi, ishin arrestuar më 14 qershor nga forcat serbe të cilët sipas Prokurorisë së Lartë në Kralevë u ngarkuan me aktakuzën për vepër penale, mbajtje dhe trafikimi të paligjshëm të armëve dhe lëndëve plasëse.
Arrestimi i 3 policëve kishte nxitur reagime të shumta në vend, ku u kërkua lirimi i menjëhershëm dhe pa kushte.
Lirimin e 3 policëve pa kushte e kërkuan fillimisht Shtete e Bashkuara të Amerikës e pastaj lirimin nga Serbia të policëve e kërkoi edhe Bashkimi Evropian./InLajmi/