3 Policët e Kosovës të liruar nga Serbia kanë mbërritur në Merdare, në pikën kufitare me Serbinë, raporton InLajmi.
Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi, në kufi janë pritur nga zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.
Ata u kidnapuan më 14 qershor brenda territorit të Kosovës, ku arrestimi i tyre kishte nxitur reagime të shumta nga institucionet e Kosovës, të cilat edhe kishin kërkuar lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të tyre.
Kujtojmë se për lirimin pa kushte të policëve, Serbisë i kanë bërë thirrje Shtetet e Bashkuara të Amerikës më pas edhe Bashkimi Evropian. /InLajmi/