Krytetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka vizituar qytetin e Pejës, për të parë nga afër situatën e krijuar pas vërshimeve, përcjell InLajmi.
Haradinaj ka kërkuar nga Qeveria dhe institucionet relevante të mobilizohen për të ndarë një fond emergjent për familjet e prekura nga vërshimet.
Rikujtojmë se nga vërshimet e së shtunës në Pejë humbën jetën dy persona, ndërsa u shkaktuan dëme të shumta materiale
Postimi i plotë i tij:
Vizitova sot qytetin e Pejës, për të parë nga afër situatën e krijuar pas vërshimeve.
Ndamë dhimbjen me familjen Ademaj, e cila humbi më të dashurit e tyre në këtë tragjedi.
Ftoj Qeverinë e Kosovës dhe institucionet relevante për mobilizim të menjëhershëm duke ndarë një fond emergjent për t’u dalë në ndihmë të gjitha familjeve të cilat pësuan nga këto vërshime.
Jemi me qytetarët e Pejës në këto ditë të vështira! /InLajmi