Në organizim të Federates të Mundjes të Kosovës, klubit të mundjes “Kolosi” dhe të DKRS-së, dje në Prizren, u organizua Turneu i 3-të tradicional ndërkombëtar në mundje, “Dita e Kolosëve”. – shkruan InLajmi
Në këtë turne tashmë tradicional të cilin e përcollën një numër i madh i adhuruesve të këtij sporti jo vetëm nga Prizreni, në mesin e të cilëve ishin edhe sekretari i Federatës së Mundjes të Kosovës Genci Fazlija, selektori Ziber Xhoni dhe kryetari i komunes Shaqir Totaj, morrën pjesë tridhjetë e pesë mundës nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqiperia, të moshave 2005 deri në moshën 2013
Pas garave tejet interesante, si në kategorinë e meshkujve ashtu edhe të femrave, Ripi “Kolosi i vitit 2023”, i takoi mundëses Erglena Domi. Titulli i mundëses më të mirë në kategorinë e femrave i takoi Dorentina Nezaj, kurse në kategorinë e meshkujve mundësi më i mirë i turneut “Dita e kolosëve 2023”, ushpall Indrit Bytyqi, që të dy garues të KM “Kolosi” në Prizren.
Ndërkaq titulli i mundëses më të sukseshme nga jashtë, në kategorinë e femrave i takoi Melabi Miteska, kurse në kategorinë e meshkujve ky titull i takoi Stojanqe Stojkov, që të dy garues nga Maqedonia Veriore.
Si mësuam nga Sadik Ferati, ish kampion bote në stilt ë lirë, dhe trajner i klubit të mundjes, “Kolosi” në Prizren, ky turne tradicional ndërkombëtar ishte mjaft i suksesshëm, si me pjesmarrjen e madhe, ashtu edhe formën e lartë të të gjithë mundësve
“Pos Federatës të mundjes të Kosovës, Drejtorisë komunale për Kulturë, Rini dhe Sport, më duhet t’i falenderoj edhe sponzorët e tjerë të këtij Turneu, si ABI ShPK. “Abazaj Invest” ShPK, “Corner 2”, “Dea” dhe “Sharri”. Falë këtyre sponzorëve garuesit më të mirë, pos mirënjohjeve, u dhuruan biçikletë, orë dore dhe shpërblime të tjera”. – tha në funds të bisedës për InLajmin Sadik Ferati.
Osman Goranci/ InLajmi/