Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave nga vërshimet në Pejë, përcjell InLajmi
Musliu-Shoshi është shprehur e tronditur për tragjedinë, derisa i ka bërë thirrje urgjentisht qeverisë dhe institucioneve të shtetit që t’u dalin në ndihmë qytetarëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.
Postimi i plotë i saj:
E tronditur me dëmet e shkaktuara nga reshjet e shiut në qytetin e Pejës mbrëmë. Tejet e dhimbshme që nga këto reshje kemi edhe viktima në njerëz
Ngushëllimet më të përzemërta familjarëve!
Urgjentisht i bëjë thirrje qeverisë dhe institucioneve të shtetit që t’u dalin në ndihmë qytetarëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore. /InLajmi/