Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj bëri të ditur se ka biseduar me kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherin, ku i ka ofruar mbështetje për tejkalimin e gjendjes së krijuar pas vërshimeve, përcjell InLajmi
Muharremaj gjithashtu ka ngushëlluar familjen që ka humbur 2 familjarë gjatë ditës së shtunë.
Ndryshe, të shtunën në qytetin e Pejës ka pasur vërshime, ku për pasojë dy persona humbën jetën, ndërsa 2 të tjerë janë lënduar
Postimi i plotë i tij:
Sapo kam biseduar me Kryetarin e Pejes Gazmend Muhaxheri për gjendjen e rëndë në Pejë.

I kam ofruar gjithë mbështetjen tonë për tejkalimin e kësaj situate.
Familjeve që humbën të dashurit e tyre ngushllime. /InLajmi/