Nga vërshimet në Pejë janë lënduar 2 persona, ndërkaq kanë vdekur dhe 2 të tjerë.
Zëdhënësi për media në Spitalin Rajonale të Pejës, Naim Sahiti, ka thënë se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.
“Ata janë duke e vazhduar trajtimin nga dje në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës”, ka thënë Sahiti.
Tani më është konfirmuar se 2 persona kanë humbur jetën si pasojë e të reshurave të dendura në këtë qytet, përcjell lajmi.net
Viktimat janë nënë dhe djali i saj.