Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave të cilët humbën jetën tragjikisht si pasojë e vërshimeve të mbrëmshme në Pejë, përcjell InLajmi
Ferati tha se kjo komunë është e gatshme t’i ndihmojë qytetarët e Pejës, në çfarëdo forme që nevojitet.
Postimi i plotë i tij:
Bashkëndjejmë me qytetarët e Pejës, të cilët u dëmtuan mbrëmë nga vërshimet.
Ne jemi të gatshëm, në çdo formë dhe në çdo kohë, t’iu dalim në ndihmë qytetarëve të Pejës!

Së bashku e ndajmë dhimbjen dhe ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ademaj të cilët humbën tragjikisht dy anëtarë të familjes së tyre.
I juaji,
Iliri /InLajmi/