Nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar rreth tragjedisë në Pejë ku humbën jetën 2 persona për shkak të vërshimeve në këtë qytet, përcjell InLajmi
Çitaku, në reagimin e saj është shprehur zemërthyer me pamjet tronditëse nga Peja.
Ajo, po ashtu, i ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.
Postimi i plotë i saj:
Zemërthyer me pamjet tronditëse nga Peja.
Ngushllime familjarëve të Dion Ademaj dhe Mirsada Ademaj.
Shpresoj që në këto momente të rënda, institucionet qendrore dhe ato lokale të tregojnë solidaritetin e domosdoshëm për sanimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet. /InLajmi/