Raportohet se ushtarë të Grupit Wagner po largohen nga misionet e tyre në Afrikë dhe Siri për t’iu bashkuar grusht-shtetit ushtarak në Rusi kundër presidentit rus Vladimir Putin.
Grupi Wagner është nisur në Moskë pasi të premten, kreu i tyre Yvgeny Prigozhin akuzoi udhëheqjen ushtarake ruse se ka bombarduar me raketa kampin e tyre ushtarak duke vrarë dhjetëra ushtarë të tij.
Trupat e Wagnerit thuhet se kanë hyrë në rajonin e Lipetsk-ut që është 4 orë larg Moskës, shkruan Telegrafi.
Prigozhin prej kohësh ka kritikuar ushtrinë e rregullt të Rusisë për menaxhimin e luftës në Rusi.