Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, u ka uruar suksese të gjithë maturantëve që do t’i nënshtrohen Testit të Maturës, përcjell InLajmi
Nagavci tha se i inkurajon maturantët që të japin më të mirën nga vetja.
Postimi i plotë i saj:
Të dashur maturantë!
Ju uroj shumë suksese sot, në provimin e maturës shtetërore në të cilin do tregoni aftësitë dhe shkathtësitë tuaja, të cilat i keni përvetësuar gjatë dymbëdhjetë viteve të shkollimit.
Që të kemi rezultate reale, respektimi i rregullave është i domosdoshëm andaj pres përgjegjësi të plotë nga të gjithë.
Me qetësi e besim, ju inkurajoj që të jepni më të mirën nga vetja. Nga ana jonë do të keni gjithmonë mbështetje të pakursyer.
Suksese dhe mbarësi për të gjithë ju! /InLajmi/