• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 9 July, 2025
  • Hyrje
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Putini ka paralajmëruar “ndëshkim të pashmangshëm” për ata që e ndajnë shoqërinë ruse

Albulena Zogjani nga Albulena Zogjani
24 June 2023
në Bota
0 0
0
Putini ka paralajmëruar “ndëshkim të pashmangshëm” për ata që e ndajnë shoqërinë ruse
0
SHPERNDARJE
106
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Udhëheqësi i grupit mercenar rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin, është zotuar se do t’i provojë të gjitha mënyrat për të rrëzuar udhëheqësinë ushtarake të Rusisë, disa orë pasi Kremlini e ka akuzuar atë për “rebelim të armatosur”.

Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka thënë të shtunën kombit se, disa rusë janë “mashtruar në aventurë kriminale” pa i përmendur në mënyrë specifike luftëtarët e Wagnerit.

Ai ka thënë se e ardhmja e Rusisë është rrezikuar, duke i përshkruar veprimet e kryengritësve si “thikë pas shpine”.

Pa e përmendur as emrin e Prigozhinit, Putin ka thënë se “ambiciet” e mëdha, kanë çuar në “tradhti”.

Presidenti rus ka paralajmëruar për “ndëshkim të pashmangshëm” për ata që e ndajnë shoqërinë ruse.

Ai ka thënë se gjendja shtetërore kundër terrorizmit është duke u zbatuar në Moskë dhe në disa rajone tjera.

Putin e ka përfunduar adresimin duke thënë se i ka marrë të gjitha vendimet e duhura për t’u përballur me krizën, dhe është zotuar se do ta mbrojë Rusinë.

Ndërkohë, Prigozhin ka thënë më 24 qershor se forcat e tij janë duke e pushtuar selinë e ushtrisë ruse në qytetin Rostov-on-Don, dhe do ta marrin kontrollin e zonave ushtarake dhe aeroportit të këtij qyteti.

Sipas tij, burrat e Wagnerit do ta shkatërrojnë secilin që u del përpara.

“Ne jemi brenda selisë ushtarake, është ora 7:30 e mëngjesit”, ka thënë Prigozhin.

“Zonat ushtarake në Rostov, përfshirë një aeroport, janë nën kontroll”, duke shtuar se pajisjet luftarake janë duke u nisur si zakonisht në luftën kundër Ukrainës, dhe se forcat e tij e kanë marrë kontrollin e aeroportit “që aeroplanët të mos na sulmojnë neve, por ukrainasit”.

Rostov-on-Don është baza kryesore logjistike për operacionet luftarake të Rusisë në Ukrainë.

Prigozhin ka thënë se përkrahet nga mijëra ushtarë që ta rrëzojë nga pushteti ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu dhe shefin e shtabit të forcave të armatosura ruse, Valery Gerasimov.

Guvernatori lokal u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të qetë dhe të qëndrojnë në ambiente të brendshme.

Prigozhin ka pretenduar se forcat e tij e kanë rrëzuar një helikopter ushtarak rus, që “ka nisur zjarr ndaj një konvoji me civilë”.

Ai nuk ka dhënë hollësi për lokacionin dhe këto pretendime nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.

Grupi Wagner është një ushtri private mercenarësh, që është duke luftuar bashkë me ushtrinë e rregullt ruse në Ukrainë.

Tensionet mes 2 ushtrive janë rritur rreth mënyrës se si është duke u zhvilluar lufta në Ukrainë e nisur nga Rusia më 24 shkurt 2022.

Të premten, Prigozhin, 62 vjeçar, e ka akuzuar ushtrinë për lansim të sulmeve vdekjeprurëse me raketa kundër trupave të tij dhe është zotuar për ndëshkim.

Autoritetet ruse kanë mohuar të kenë kryer sulme të tilla, dhe kanë kërkuar që Prigozhin t’iu japë fund “veprimeve ilegale”.

Prigozhin ka thënë se udhëheqësia “djallëzore” në ushtrinë ruse duhet të ndalohet dhe është zotuar se “do të marshojë për drejtësi”.

“Ata që kanë vrarë pjesëtarët tanë, dhe që kanë marrë dhjetëra mijëra jetë të ushtarëve rusë në luftën në Ukrainë do të ndëshkohen” , ka thënë ai përmes një audio-mesazhi të publikuar në platformën Telegram.

“U kërkoj të mos rezistoni. Secili që reziston do të konsiderohet kërcënim dhe do të shkatërrohet”.

“Pushteti në presidencë, qeveri, polici dhe roje kufitare, do të punojë si zakonisht. Ky nuk është puç ushtarak, por marsh për drejtësi. Veprimet tona nuk përfshijnë trupat ushtarake, në asnjë mënyrë”.

Siguria në Moskë është rritur në orët e vona të së premtes, kanë raportuar mediat ruse.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se është duke e monitoruar situatën dhe do të konsultohet me aleatët.

Gjenerali Sergei Surovikin, zëvendësshef i forcave ruse në Ukrainë udhëheqësinë e të cilit Prigozhin e ka lavdëruar në të kaluarën i ka bërë thirrje shefit të Wagnerit “që t’i ndalojë konvojet dhe t’i kthejë në baza”.

“Ne e kemi një gjak, ne jemi luftëtarë. Mos bjerni në duart e armikut në këtë kohë të vështirë për shtetin tonë”.

Një tjetër komandant i lartë rus, Vladimir Alekseyev, i ka përshkruar veprimet e shefit të Wagnerit si “thikë pas shpine ndaj shtetit dhe presidentit”.

Mediat ruse kanë thënë se Shërbimi Federal i Sigurisë në Rusi, e ka hapur një rast penal kundër Prigozhinit, duke e akuzuar për “thirrje për rebelim të armatosur”, dhe tentime për të nisur konflikt të armatosur civil në Rusi.

Raportohet se FSB-ja u ka bërë thirrje luftëtarëve të Wagnerit që të mos pranojnë urdhrat e Prigozhinit dhe të marrin masa për kapjen e tij.

Ministria ruse e Mbrojtjes, ka thënë se “të gjitha raportimet e Prigozhinit, të shpërndara në rrjetet sociale” për sulme ruse në kampet e Wagnerit “nuk janë të vërteta dhe janë provokime”.

Këto deklarata vijnë pas një video-mesazhi të publikuar nga Prigozhini në maj, i cili është parë atëbotë i rrethuar me trupa të ushtarëve të vdekur.

Në atë material, ai i ka kritikuar shefat e ushtrisë së Rusisë, që nuk po i ofrojnë Wagnerit municion të mjaftueshëm në luftën kundër Ukrainës.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra, shkruan REL.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Tags: Vladimir PutinWagnerYevgeny Prigozhin
Postimi i mëparshëm

Përurohet Rrjeti i Shtigjeve të Parkut të Gërmisë

Postimi tjetër

Çfarë po kanë të "përbashkët" Kosova dhe Unikatili në këngen e tij të re!

Të ngjajshme Postime

Temperaturat ekstreme në Greqi mbyllin përkohësisht Akropoli
Bota

Temperaturat ekstreme në Greqi mbyllin përkohësisht Akropoli

8 July 2025
Bie borë në pik të verës në Kredarica të Sllovenisë
Bota

Bie borë në pik të verës në Kredarica të Sllovenisë

8 July 2025
“Srebrenica nuk duhet të ndodhë kurrë më”, Parlamenti Evropian bën thirrje për ndërhyrje në Gaza
Bota

“Srebrenica nuk duhet të ndodhë kurrë më”, Parlamenti Evropian bën thirrje për ndërhyrje në Gaza

7 July 2025
Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare
Bota

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

7 July 2025
Trump njofton tarifa prej 25 për qind për Korenë e Jugut dhe Japoninë
Bota

Trump njofton tarifa prej 25 për qind për Korenë e Jugut dhe Japoninë

7 July 2025
Detaje të reja dalin në dritë mbi propozimin për armëpushim në Gaza, ndërsa Netanyahu shkon në Shtëpinë e Bardhë
Bota

Detaje të reja dalin në dritë mbi propozimin për armëpushim në Gaza, ndërsa Netanyahu shkon në Shtëpinë e Bardhë

7 July 2025
Postimi tjetër
Çfarë po kanë të “përbashkët” Kosova dhe Unikatili në këngen e tij të re!

Çfarë po kanë të "përbashkët" Kosova dhe Unikatili në këngen e tij të re!

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 9 korrik ndër vite?

9 July 2025
Pleskavica tradicionale – Shija fantastike e ballkanit

Pleskavica tradicionale – Shija fantastike e ballkanit

9 July 2025
Moti në Kosovë, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot plotësisht i vranët dhe me reshje e rrebeshe shiu

9 July 2025
Pamje tjera, momenti kur Zejnullahu del nga vetura me duar pas kokës, policët i gjuhen sipër…

Pamje tjera, momenti kur Zejnullahu del nga vetura me duar pas kokës, policët i gjuhen sipër…

9 July 2025
Çfarë e nxit tradhtinë? Psikologjia e partnerit që tradhton

Çfarë e nxit tradhtinë? Psikologjia e partnerit që tradhton

9 July 2025
“Nuk kishim dyshime në Polici – Kur e pashë videon më nuk ua besova as trupin e pajetë, Çka i thanë Policia familjes?

“Nuk kishim dyshime në Polici – Kur e pashë videon më nuk ua besova as trupin e pajetë, Çka i thanë Policia familjes?

8 July 2025
Haradinaj reagon pas vdekjes së 27-vjeçarit në Lipjan: E paskeni vrarë me gjakftohtësi

Haradinaj reagon pas vdekjes së 27-vjeçarit në Lipjan: E paskeni vrarë me gjakftohtësi

8 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Mirëse u ktheve!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Hapni një llogari të re!

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu