Këngëtari shumë i dashur për publikun Viktor Paloka ndryshe njihet si Unikatili, ka publikuar këtë të shtunë këngën e tij më të re, përcjell InLajmi.
Kënga e tij më e re mban titullin “Reja”, e cila është realizuar në muzikë dhe tekst nga vet reperi me origjinë nga Istogu.
Unikatili u shpreh se si atë edhe Kosovën po e ndjekë një re e zezë.
Ndryshe reperi këtë vit është aktiv me projekte të shumta muzikore.
Postimi i plotë i tij:

Origjinal pata plan me publikú diçka tjetër po për shkak se si mú, ashtu edhe Kosovën, po na ndjekë nji rê e zezë vendosa me e mbarú këtë kôngë të thellë të pakompletúme. /InLajmi/