Në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat do të marrin karakter zhvillimi të fuqishëm duke kushtëzuar rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër në disa lokacione. Vende-vende priten rrebeshe mjaft intensive dhe bubullima të zhurmshme. Reshjet nuk do të jenë të baraspeshuara, prandaj në disa vise priten reshje mjaft intensive e në vise tjera më të pakta.
Orëve të pasdites së nesërme zhvillime të fuqishme priten edhe në shumë pjesë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ku priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë si dhe ndonjë shtrëngatë e fuqishme lokale me breshër. Temperaturat do të shënojnë ulje në tërë rajonin, ndërsa ulje kryesisht të lehta në viset bregdetare.
Të dielën më freskët, me intervale kohore me diell dhe kohë pas kohe me rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë, shkruan Meteo Ballkan.
Përmirësim i motit pritet të hënën dhe të martën, ndërsa të mërkurën pasdite në Kosovë përsëri priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.