Një person ka mbetur i plagosur nga gjuajtja me armë zjarri në pjesën e kryeqytetit që njihet si te “Kafet e Vogla”.
Këtë e konfirmoi edhe Policia e Kosovës përmes raportit, ku shpalosi detaje më të hollësishme
Tutje, bëhet e ditur se po zhvillohen veprime hetimore për t’i identifikuar të dyshuarit e implikuar në rast.
“Sot rreth orës 21:30, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është konfirmuar se një person është plagosur, shkruan lajmi.net
I njëjti është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Ndërlidhur me rastin është gjetur edhe një armë zjarri ndërkohë që policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve të implikuar në rast”, thuhet ndër tjerash.