• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 30 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Nga po hynë shok-bombat në veri?

Albulena Zogjani nga Albulena Zogjani
23 June 2023
në KRYESORE
0 0
0
Nga po hynë shok-bombat në veri?
0
SHPERNDARJE
152
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Në Policinë e Kosovës nuk dinë se prej nga po hyjnë mjetet shpërthyese, me të cilat dyshohet se po sulmohen kryesisht stacionet e saj, në komunat në veri.

Javëve të fundit, në pjesën veriore të Kosovës janë regjistruar disa incidente, ku janë përdorur ato që mendohet të kenë qenë shok-bomba.

Mbrëmjen e 22 qershorit, në Mitrovicën e Veriut pati 2 shpërthime, ndërsa zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka sugjeruar se ato mund të jenë shkaktuar nga lloji i njëjtë i armës.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë informacione për prejardhjen e këtyre mjeteve shpërthyese në njoftimet zyrtare, në të cilat thuhet se rastet janë duke u hetuar.

Sulm me shok-bombë mbrëmjen e 18 qershorit në Zveçan

Stacionet policore në Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut sulmohen me katër shok-bomba

Sulm me shok-bomba afër stacionit policor në Mitrovicë të Veriut

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se këto mjete shpërthyese, që nuk konsiderohen shkatërruese, por që prodhojnë një zhurmë tejet të madhe që çorienton shqisat, futen ilegalisht në Kosovë, përmes shtigjeve të ndryshme malore.

“Padyshim që ato mjete janë sjellë në Kosovë në mënyrë ilegale, nëpërmjet rrugëve alternative, që gjenden në veri. Është fare e lehtë që këto gjëra të sillen, meqenëse është i vështirë kontrollimi i terrenit në atë pjesë” , është shprehur ai.

“Përveç kontrabandës së vazhdueshme që ekziston, individë dhe grupe të caktuara të krimit të organizuar, në bashkëpunim me forcat serbe, sjellin edhe këto pajisje, të cilat po i shqetësojnë banorët dhe në veçanti organet e sigurisë”, ka deklaruar Qalaj.

Në veri të Kosovës, ka thënë Qalaj, ekzistojnë probleme me rendin dhe me ligjin.

Në veçanti, me situatën e krijuar aktualisht, sipas Qalajt, është bërë edhe më i vështirë kontrolli i vijës kufitare me Serbinë.

Pjesa në veri të Kosovës, që kufizohet me Serbinë, konsiderohet si një nga zonat më të prekura nga kontrabanda.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Twitter, më 7 qershor, ka thënë se në komunat veriore më 29 maj janë përdorur granata dore dhe shok-bomba, të prodhuara dhe të sjella nga Serbia.

Ndërkaq, për 2 shpërthime me granata dore, që kishin ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar, në Mitrovicë të Veriut, Policia e Kosovës kishte njoftuar se ishin përdorur mjete plasëse të prodhimit jugosllav.

Ekspertët e sigurisë e konsiderojnë rrezik të madh për Kosovën hyrjen e këtyre mjeteve shpërthyese në mënyrë të jashtëligjshme në veriun e vendit, si dhe numrin e madh të armëve ilegale.

Profesori i Shkencave të Sigurisë në Kosovë, Avni Islami, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se për shkak të këtyre armëve dhe mjeteve tjera shpërthyese që janë në komunat në veri, siguria në atë pjesë të Kosovës është e brishtë, ndërsa dhuna mund të shpërthejë kurdo.

“Tendenca e Kosovës për shtrirjen e sovranitetit dhe ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në veriun e Kosovës, është duke hasur në rezistencë agresive nga grupet kriminale atje, pikërisht duke përdorur armë të ndryshme, të cilat futen ilegalisht”, është shprehur Islami.

Hedhja e shok-bombave dhe përdorimi i armëve në veri të vendit tregon se grupet kriminale kanë një organizim të jashtëzakonshëm me shtetin e Serbisë, ka vlerësuar ai.

“Ato armë janë duke u përdorur nga njësi të specializuara të Serbisë, së bashku me grupet kriminale, dhe e gjithë kjo bën që shtrirja e rendit dhe ligjit në veriun e Kosovës të jetë e vështirë”, ka thënë Islami.

Armët ilegale, problem i theksuar

Numri i armëve të zjarrit që ilegalisht janë në duart e qytetarëve është problem i theksuar në Kosovë.

Një hulumtim i vitit 2015, i Ministrisë së Punëve të Brendshme në Kosovë, tregon se qytetarët kanë në posedim rreth 250 mijë armë ilegale.

Sipas Policisë së Kosovës, në vitin 2022 janë konfiskuar 1.473 armë zjarri ilegale, të llojeve të ndryshme, me rreth 30 mijë municione të kalibrave të ndryshëm.

Dënimi për armëmbajtje pa leje përcaktohet sipas Kodit Penal të Kosovës, i cili parasheh gjobë deri në 7.500 euro, ose dënim me burgim deri në pesë vjet për armëmbajtje pa leje.

Aty parashihet edhe dënim prej 2 deri në 10 vjet burgim, për posedim ilegal të 4 ose më shumë armëve, ose të më shumë se 400 fishekëve.

Sulmet e vazhdueshme me shok-bomba po ndodhin në kohën kur situata është e tensionuar në veriun e Kosovës, në komunat e banuara me shumicë serbe.

Tensionet atje nisën më 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave veriore, nën asistimin e Policisë së Kosovës, hynë në ndërtesat komunale, mes kundërshtimeve të serbëve lokalë.

Ato kulmuan më 29 maj, kur në Zveçan protestuesit serbë u përleshën me pjesëtarët e misionit të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Kosovë, KFOR. Nga përleshjet u lënduan dhjetëra persona nga të dyja pale.

Më 13 qershor, Policia e Kosovës kreu një aksion në Mitrovicë të Veriut, ku arrestoi Millun Millenkoviqin, i cili dyshohet se ka qenë njëri prej organizatorëve të ngjarjeve në Zveçan, më 29 maj, shkruan REL.

Një ditë më vonë, 3 pjesëtarë të Policisë së Kosovës përfunduan nën prangat e xhandarmërisë serbe. Autoritetet në Prishtinë akuzuan ato në Beograd për, siç pohuan, rrëmbimin e policëve në territorin e Kosovës, ndërsa Serbia tha se ata janë arrestuar brenda territorit serb.

Tags: Policia e KosovësShok-bombëVeriu i Kosovës
Postimi i mëparshëm

Hoti bëri krahasimin e kushteve të jetës në Kosovë gjatë vitit 2020-2022

Postimi tjetër

Arrestohet i dyshuari serb për sulm ndaj KFOR-it

Të ngjajshme Postime

Kreu i Odës së Mjekëve: Qeveria paguan polica sigurimi për diasporën sa 384 paga vjetore të mjekëve
KRYESORE

Kreu i Odës së Mjekëve: Qeveria paguan polica sigurimi për diasporën sa 384 paga vjetore të mjekëve

27 June 2025
Betimi i ushtarëve të rinj, Osmani: Nga 350 uniforma, një zë i vetëm për Kosovën
KRYESORE

Betimi i ushtarëve të rinj, Osmani: Nga 350 uniforma, një zë i vetëm për Kosovën

27 June 2025
Efekti i aktgjykimit, ndërpritet vazhdimi i 38-të i seancës, vazhdon pas konsultimeve të liderëve
KRYESORE

Efekti i aktgjykimit, ndërpritet vazhdimi i 38-të i seancës, vazhdon pas konsultimeve të liderëve

27 June 2025
Ambasadori britanik pas takimit me Kurtin: Urgjente dalja nga ngërçi, të shmangen veprimet përshkallëzuese në veri
KRYESORE

Ambasadori britanik pas takimit me Kurtin: Urgjente dalja nga ngërçi, të shmangen veprimet përshkallëzuese në veri

27 June 2025
Limaj e konfirmon pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Kurti
KRYESORE

Limaj e konfirmon pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Kurti

27 June 2025
Aktgjykimi i Kushtetueses, Haradinaj: Janë pjekur kushtet për kthimin e votimit të hapur
KRYESORE

Aktgjykimi i Kushtetueses, Haradinaj: Janë pjekur kushtet për kthimin e votimit të hapur

27 June 2025
Postimi tjetër
Arrestohet i dyshuari serb për sulm ndaj KFOR-it

Arrestohet i dyshuari serb për sulm ndaj KFOR-it

Lajmet e fundit

Lëndohen dy persona në aksidentin mes 3 veturave në Skenderaj

Aksident fatal në Ferizaj, vdes 28-vjeçari

29 June 2025
Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 28 qershor ndër vite?

28 June 2025
Pilaf me qofte shtëpie dhe salcë domatesh – Receta e traditës dhe shijes së mirë

Pilaf me qofte shtëpie dhe salcë domatesh – Receta e traditës dhe shijes së mirë

28 June 2025
Moti në Kosovë, “pranveror”

Na pret mot më i këndshëm, me vranësira e diell dhe me mundësi për ndonjë rigë

28 June 2025
Karakteristikat e një abuzuesi emocional

Karakteristikat e një abuzuesi emocional

28 June 2025
Reportazhi i BBC: Si gjyshet shqiptare shpëtuan kuzhinën tradicionale

Reportazhi i BBC: Si gjyshet shqiptare shpëtuan kuzhinën tradicionale

27 June 2025
Sa kushtoi dasma e shekullit? Martesa e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez i “dhuroi” Venecias…

Sa kushtoi dasma e shekullit? Martesa e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez i “dhuroi” Venecias…

27 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu