Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të premten kanë marshuar nga kazerma “Minatori” në Mitrovicë deri në fshatin Frashër për të kryer ushtrime të rregullta dhe janë kthyer sërish në kazermë, përcjell InLajmi.
Ndërkohë ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka dhënë sqarim për këtë parakalim të ushtarëve, duke theksuar se ky marsh nuk kishte asnjë lidhje me situatën në veri, por ishte marsh kondicional i planifikuar për 215 ushtarët tanë.
Tutje ka shtuar ministri i mbrojtjes se marshime të tilla janë të rregullta dhe ky marshim ishte në kuadër të planit vjetor.
Ai ka bërë thirrje që aktiviteteve të tilla të mos i’u jepet konotacion tjetër.
Postimi i plotë i tij:
Të nderuar qytetarë,
Sot Regjimenti i 3 kanë realizuar marshimin kondicional i cili ka qenë i planifkikuar për 215 ushtarë tanë. Marshimi në Mitrovicë ka filluar nga kazerma “Minatori” deri në fshatin Frashër dhe është bërë kthimi sërish në kazermë.
Marshime të tilla janë të rregullta, ky ushtrim gjithashtu ka qenë në kuadër të planit vjetor dhe është realizuar sot, prandaj bëjmë apel tek të gjithë që aktiviteteve të tilla mos t’iu jipet konotacion tjetër. Marshimi nuk ka të bëjë asgjë me situatën e sigurisë në veri të Republikës.
Përgjegjësinë për sigurinë e qytetarëve tanë e ka Policia e Kosovës e cila është në krye të detyrës dhe është duke kryer me shumë sukses punën e saj.
Ju lutem mos të iu besoni dezinformatave dhe lajmeve të rreme./InLajmi/