Moderatorja Arbana Osmani dhe Eduard Grishaj kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë ata organizuan dasëm private në Itali, shkruan InLajmi.
Të ftuarit e të cilit ishin shumë të afërt, nuk lejoheshin të postonin foto nga atje edhe pse disa ndan imazhe që zbulonin detaje të vogla nga dasma luksoze e tyre, e së fundi edhe vetë moderatorja.
Moderatorja ka publikuar foton e parë të çiftit ku ajo shihet e veshur me fustan të bardhë nusërie, ndërsa Eduardi në në kostum bardhë dhe zi.
Postimi i plotë i saj:
Bashkë ne të 2, një javë më parë festuam dashurinë me njerëzit tanë më të afërt në një lumë emocionesh e lotësh gëzimi.
Kanë qenë ditë të paharrueshme për ne dhe na u desh pak kohë të mbledhim veten nga emocionet dhe të ishim gati të ndanim edhe me ju këtë moment, si një falenderim që jeni gjithmonë pranë nesh, në të mirë e në të keq.
Faleminderit të ftuarve tanë të zemrës që ato ditë braktisën telefonat dhe shijuan bashkë me ne një fundjavë të bukur duke respektuar dhe dëshirën tonë për ta mbajtur këtë festë private./InLajmi/