Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka pritur në takim lamtumirës me shefin e deritanishëm të EULEX-it, Lars-Gunnar Ëigemark, përcjell InLajmi
Haradinaj ka thënë se me shefin e deritashëm të EULEX-it kanë diskutuar rreth proceseve aktuale në vend.
Postimi i plotë i tij:
Në takim lamtumirës me shefin e EULEX-it, ambasadorin Lars-Gunnar Ëigemark, diskutuam rreth proceseve aktuale në vend.
Ambasadorin Ëigemark e falënderova për angazhimin e tij dhe të Eulex, që Kosova të avancojë sistemin e drejtësisë dhe të shënojë progres në fushën e sundimit të ligjit.
Me këtë rast, në shenjë respekti për kontributin e tij si shef i misionit të Eulex, ambasadorit Ëigemark i ndava mirënjohjen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET /InLajmi/




















