Vetarani i gazetarisë dhe zyrtari i NATO-s, Afrim Gjonbalaj, foli rreth takimeve që sot u zhvilluan në Bruksel, ku Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Josep Borrell ka takuar ndaras Kurtin dhe Vuçiq.
Gjonbalaj tha se nuk ka pasur takim mes Kurtit dhe Vuçiq por është insistuar në 3 pikat si tërheqja e policisë speciale të kosovës nga veriu, e 2 caktimi i datave për zgjedhje në veri dhe 3, kërkohet nga Beogradi që të sigurojë pjesëmarrjen e serbëve të veriut në zgjedhje.
“Takimi ka dështuar, nuk ka ndonjë rezultat nga takimet. “Sakicat” po thyen te këto 3 pika”, tha ai.
Sipas tij edhe për disa muaj nuk do të kemi zgjidhje për veriun, shkruan Gazeta10
“Borrel dhe BE-ja janë në çorrsokak, i ka dhënë shumë hapësirë Serbisë nga takimi i Ohrit duke besuar se ajo do të zbatojë marrëveshjen”, tha tutje Gjonbalaj.