Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku, ka kritikuar ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvallën pasi ka kërkuar që Perëndimi të ndryshojë strategjinë e tij, të dërgojë diplomatë të tjerë në Ballkan, përcjell InLajmi.
Çitaku qëndrimin e Gërvallës e quajti skandaloz dhe se vetëm Ministrat e Punëve të Jashtme nga vendet totalitare deklarohen në këtë mënyrë për diplomatët evropian dhe amerikan.
Postimi i plotë i saj:
Skandaloze. Vetëm Ministrat e Punëve të Jashtme nga vendet totalitare deklarohen në këtë mënyrë për diplomatët evropian dhe amerikan./InLajmi/