Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka uruar Ekrem Hysenin i cili u zgjodh kryetar i degës së LDK-së në Llap me mandat 4 vjeçar, përcjell InLajmi.
Abdixhiku tha se duke e njohur mirësinë e tij si njeri, profesionalizmin si politikan, e vullnetin për angazhim ekipor, jam plotësisht i bindur për rrugën përpara.
Tutje kryetari i LDK-së shtoi se Llapi po rikthehet si bastion burimor i Lidhjes, aty ku e kishte vendin dhe se do të punojnë fort për mbajtur LDK-në në hap me kohën.
Postimi i plotë i tij:
Ekrem Hyseni apo Doku siç e thërrasim të gjithë është zgjedhur kryetar me mandat 4 vjeçar i degës sonë në Llap.
Atë, delegatët e degës dhe gjithë strukturat e zgjedhura në Kryesi e Kuvend Qendror i urova për një proces demokratik. Pjesëmarrja e mbi 1400 anëtarëve tanë në këtë proces delegimi e besimi, është shenjë e qartë e një angazhimi të mirëfilltë strukturor. E besimi bindës në Ekremin, nga 90 delegatë të Kuvendit Zgjedhor, përveç se privilegj, duhet të shërbejë dhe si obligim për barrën që ai duhet të bartë përpara. Duke njohur Ekrem Hysenin nga afër, ashtu siç e njeh i gjithë Llapi, duke njohur mirësinë e tij si njeri, profesionalizmin si politikan, e vullnetin për angazhim ekipor, jam plotësisht i bindur për rrugën përpara.
Llapi po rikthehet si bastion burimor i Lidhjes; aty ku e kishte vendin gjithherë. Do të punojmë fort, do të punojmë mbarë, me Dokun e çdo patriot të djathtë për mbajtur LDK-në në hap me kohën./InLajmi/