Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ka publikuar një video, ku shihen detaje se si ka ndodhur rrëmbimi i 3 policëve kufitar të Kosovës nga forcat serbe, përcjell InLajmi.
Sveçla tha se rrëmbimi i policëve nga forcat serbe u bë brenda territorit të Kosovës, 1 km larg kufirit dhe se kjo është një vepër kriminale e cila ishte i planifikuar me urdhër të presidentit serb Vuçiq.
Tutje Ministri i Punëve të Brendshme shtoi se Serbia duhet të ndalojë dezinformimin dhe të lirojë oficerët tanë menjëherë.
Postimi i plotë i tij:
Një rrëmbim i planifikuar. Një vepër kriminale. Videoja e mëposhtme tregon se si forcat serbe, me urdhër të drejtpërdrejtë të Vuçiqit, rrëmbyen zyrtarët tanë të PK-së, thellë në territorin e Kosovës saktësisht 1 km larg kufirit. Serbia duhet të ndalojë dezinformimin dhe të lirojë oficerët tanë tani. /InLajmi/

https://twitter.com/XSvecla/status/1671452820346744832?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1671452820346744832%7Ctwgr%5E33d9f6dc141fd3996eeb29d74068bec106c3036b%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fsvecla-del-me-video-keshtu-ndodhi-rrembimi-i-tre-policeve-me-urdher-direkt-te-vuciqit%2F