Nënsekretareja për Çështje Politike në Departamentin e Shtetit Amerikan Victoria Nuland shprehet se është e lumtur që ka takuar të dërguarin special i BE-së për dialogun Kosovës-Serbi Miroslav Lajçak, përcjell InLajmi.
Nuland së bashku me Lajçak i bënë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ulin tensionet dhe të fillojnë zbatimin e angazhimeve të Ohrit.
Tutje nënsekretareja për Çështje Politike në Departamentin e Shtetit Amerikan tha se do të vazhdojnë të mbështesin planin 3 pikësh të BE-së si mënyra më e mirë për zgjedhjen e krizës mes këtyre 2 shteteve.
Postimi i plotë i saj:
E kënaqur të mirëpres mikun e vjetër EUSR MiroslavLajcak
Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të zvogëlojnë tensionet menjëherë dhe të fillojnë zbatimin e angazhimeve të Ohrit. Ne vazhdojmë të mbështesim planin 3 pikësh të BE-së si mënyra më e mirë për zgjidhjen e krizës./InLajmi/