Ministria e Kulturës, gjegjësisht, ministri Hajrullah Çeku në shënimin e Ditës Botërore të Muzikës ndau çmimet vjetore në fushën e muzikës, përcjell InLajmi.
Paraprakisht propozimet për çmimet në fushën e muzikës janë vlerësuar nga juria profesionale, në përbërje prej kompozitorëve, dirigjentëve Baki Jashari, Kushtrim Gashi dhe Hajrullah Syla, duke vendos kështë për më meritorët në arritjet në muzikë.
Juria profesionale, në përbërje prej kompozitorëve/dirigjentëve Baki Jashari, Kushtrim Gashi dhe Hajrullah Syla, pasi vlerësoi
Pas analizimit të veprave konkurrente në ftesën publike vendosi si vijon:
Çmimi për vepër vokalo – instrumentale, i ndahet kompozitorit Mendi Mengjiqi për veprën “EXODUS” për solo sopran, kor dhe orkestër simfonike.
Çmimi për vepër orkestrale – simfonike dhe koncertante, i ndahet dy kompozitorëve Ersan Januzi për veprën “TAKE A DEEP BREATH” për orkestër simfonike dhe Dafina Zeqiri Nushi për veprën “WIND” për orkestër simfonike.
Çmimi për vepër kamertale i ndahet Kreshnik Aliçkaj për veprën “PASSACAGLIA” për orkestër harkore, harpë, çelestë dhe perkusione si dhe Valton Beqiri për veprën “XX” për kitarë dhe orkestër harqesh. Në pamundësi të pjesëmarrjes në ceremoni, të dyja çmimet u pranuan nga familjarët dhe kolegët e tyre.
Çmimi për vepër korale me ose pa shoqërim instrumental, i ndahet kompozitores Dea Ahma për veprën “DE VITA ET MORTE” për zëra solo, narrator, tri kore mikse dhe përkusione.
Çmimi për vepër solistike dhe duo i ndahet kompozitorit Drinor Zymberi për veprën “TRI PJESË PËR KLARINET DHE PIANO”.
Në mungesë të nominimeve nga institucionet përkatëse, juria profesionale këtë vit nuk ndau Çmim Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Niketë Dardani”.
Falënderojmë të gjithë fituesit për kontributin e tyre në botën e muzikës dhe i urojmë suksese të mëtejme.
Njoftimi i plotë nga Ministria e Kulturës:
Ndahen Çmimet Vjetore për Muzikë
Sot, në Ditën Botërore të Muzikës, për të festuar dhe nderuar arritjet e muzikantëve të shquar, ministri Hajrulla Çeku ndau çmimet vjetore në fushën e muzikës.
Juria profesionale, në përbërje prej kompozitorëve/dirigjentëve Baki Jashari, Kushtrim Gashi dhe Hajrullah Syla, pasi vlerësoi propozimet dhe analizoi veprat që kanë konkuruar në ftesën publike, vendosi si vijon:
Çmimi për vepër vokalo – instrumentale, i ndahet kompozitorit Mendi Mengjiqi për veprën “EXODUS” për solo sopran, kor dhe orkestër simfonike.
Çmimi për vepër orkestrale – simfonike dhe koncertante, i ndahet dy kompozitorëve Ersan Januzi për veprën “TAKE A DEEP BREATH” për orkestër simfonike dhe Dafina Zeqiri Nushi për veprën “WIND” për orkestër simfonike.
Çmimi për vepër kamertale i ndahet Kreshnik Aliçkaj për veprën “PASSACAGLIA” për orkestër harkore, harpë, çelestë dhe perkusione si dhe Valton Beqiri për veprën “XX” për kitarë dhe orkestër harqesh. Në pamundësi të pjesëmarrjes në ceremoni, të dyja çmimet u pranuan nga familjarët dhe kolegët e tyre.
Çmimi për vepër korale me ose pa shoqërim instrumental, i ndahet kompozitores Dea Ahma për veprën “DE VITA ET MORTE” për zëra solo, narrator, tri kore mikse dhe përkusione.
Çmimi për vepër solistike dhe duo i ndahet kompozitorit Drinor Zymberi për veprën “TRI PJESË PËR KLARINET DHE PIANO”.
Në mungesë të nominimeve nga institucionet përkatëse, juria profesionale këtë vit nuk ndau Çmim Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Niketë Dardani”.
Falënderojmë të gjithë fituesit për kontributin e tyre në botën e muzikës dhe i urojmë suksese të mëtejme./InLajmi/