Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar takime me senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Chris Van Hollen, përcjell InLajmi
Lajçak bëri të ditur se me 2 senatoret ka folur për situatën dhe zhvillimet në Veriun e Kosovës
Më tej ai bëri të ditur se kanë rënë dakord për nevojën e de-përshkallëzimit të Veriut të Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
Pata një takim të rëndësishëm në Hill me senatorë Chris Van Hollen dhe ChrisMurphyCT të cilët ndjekin nga afër zhvillimet në Ballkanin Perëndimor. Ne ndamë të njëjtin vlerësim për situatën dhe ramë dakord për nevojën e de-përshkallëzimit dhe rikthimit në dialog dhe normalizim /InLajmi/